Dëgjoni thirrjet e të krishterëve të Iranit për liri

408

E mërkurë, 30 nëntor 2016

Pasi regjimi i mullahëve mori pushtetin në Iran në 1979 liritë fetare u përkeqësuan në vend, sipas një editoriali të martën në The Hill.
” Filluan persekutimet fetare dhe kufizimet u bënë gjithnjë e më të institucionalizuara. Shumë të krishterë dhe hebrenj ikën. Por disa qëndruan në vendin e tyre të lindjes, ku iu dha një përfaqësim simbolik në parlament në mënyrë që regjimi iranian të mund të krijojë iluzionin e legjitimitetit”.

Situata e pakicës së krishtere në Iran nuk ka parë ndonjë përmirësim të mëtejshëm qëkur Hassan Rouhani ka marrë detyrën si President i regjimit. Komisioni i SH.B.A. mbi Liritë Fetare Ndërkombëtare e ka konfirmuar këtë, kur raporti i tij vjetor i 2015 vuri në dukje se një numër në rritje i pakicave fetare janë burgosur nën Rouhanin; ai njeri që administrata e Obamës e përshkroi si “të moderuar”.
“Administrata e Obamës bëri gjithë çka mundi për ta shitur marrëveshjen bërthamore si një fitore, në rastin më të mirë i ka shtyrë pyetjet përfundimtare se si të sillet me regjimin në Iran, dhe në rastim më të keq ka inkurajuar qendrim e tyre luftënxitës në rajon. Një politikë e suksesshme ndaj regjimi në Teheran iu ka shpëtuar republikanëve dhe demokratëtve për 16 vitet e fundit, “argumentoi Donya Jam, një e krishtere iraniano-amerikane dhe aktiviste e të drejtave të njeriut.
“Për të qenë të drejtë, është koha për të provuar diçka të re, për të mirën tonë dhe për hir të iranianëve.”
“Emëruesi i përbashkët në themel të rritjes së ISIS-it, dhe përhapjes së paqëndrueshmërisë dhe fundamentalizmit nuk është tjetër veç regjimit në Teheran. Askush nuk mund ta mohojë këtë. Megjithatë, në çdo hap në tetë vitet e fundit na u tha se zgjidhja e vetme është ajo që angazhon mullahët dhe forcon kontrollin e tyre në pushtet. Një mënyre të tillë të menduari i ka ardhur fundi “.
“Regjimi nuk ka qenë i gatshëm të përmbushë premtimet e ndryshimit, dhe deri tani ka vazhduar shtypjen e tij brutale të disidentëve duke ruajtur një politikë agresive në rajon. Pyetja se si të garantohet një ndryshim afatgjatë në sjelljen e regjimit iranian mbetet pa përgjigje. E vetmja politikë afatgjatë që mund të garantojë një ndryshim themelor të sjelljes në Iran dhe të përbëjë një shembull për shpresë dhe ndryshim jashtë vendit është ajo që njeh të drejtat legjitime të popullit iranian për të sjellë ndryshime demokratike dhe për të rrëzuar shtetin teokratik fashist në Iran. “
“Është koha që Shtetet e Bashkuara të vihet në një linjë me forcat në Iran dhe në Lindjen e Mesme që përqafojnë ndryshimin demokratik, lirinë, dhe qeverisjen laike. Populli iranian dhe rezistenca e tij e organizuar duhet të jenë partnerët dhe aleatët tanë kryesore për negociim, jo mullahët në pushtet. “
“Opozita kryesore e teokracisë iraniane, Organizata Popullore Mojahedin e Iranit (PMOI / MEK) është një organizatë e tillë. MEK ka shërbyer për shumë kohë si një shembull i një organizate qëllimi kryesor i së cilës ka qenë lufta kundër fondamentalizmit islamik dhe terrorizmit që buron nga ai. Khomeinistët iu kushtuan represionit të përhapur ndaj MEK-ut, dhe Perëndimi heshti kur ata ekzekutuan dhjetëra mijëra aktivistë të MEK-ut “.
“Sot MEK-u është pjesa më integrale e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), një koalicion i organizatave iraniane të opozitës që mbështet një të ardhme laike për Iranin. Një koalicion që garanton lirinë e shprehjes, të drejtat etnike dhe fetare, dhe bën thirrje për barazi midis burrave dhe grave. Në fakt NCRI udhëhiqet nga një grua, zonja Merjem Rajavi, udhëheqja dhe platforma e së cilës është në antitezë të drejtpërdrejtë me fundamentalizmin islamik. “
“Zonja Rajavi mbron një të ardhme të re për Iranin. Kjo përfshin një plan me dhjetë pika për një republikë demokratike laike pa armë bërthamore, dënim kapital, dhe tolerant ndaj të gjitha feve, etnive dhe ideve. Ky plan jo vetëm që do të përfundojnë me kërcënimin e programit bërthamor të Iranit, por do të shoqërohet me një epokë të re të bashkëpunimi dhe stabiliteti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, si dhe gjithë rajonit. Kjo do të zgjidhte problemin e paqëndrueshmërisë në Siri dhe Jemen dhe në të gjithë rajonin”.
Administrata e re, vuri në dukje artikulli, ka një mundësi historike për një ndryshim historik në një nga pikat e nxehta në botë. Qasja e re është e një mençurie morale dhe politike.