Kuvajti thotë se nuk do të emërojë ambasador në Teheran derisa Irani të ndryshojë politikat
Ndërkohë që Kuvajti ka rënë dakord me emërimin e ambasadorit të ri iranian që do të zëvendësojë Ali Reza Enayati-n, ky shtet ka rikonfirmuar të enjten se nuk do të emëronte një ambasador të vetin në Teheran derisa Irani të ndryshojë përqasjet dhe politikat e tij në rajon.
Asistent-Ministri i Jashtëm për Punët Aziatike, Ali Al-Saeed, ka shpallur se Kuvajti e ka miratuar emërimin e ambasadorit të ri iranian, duke sqaruar, në përgjigje të një pyetjeje rreth rikthimit të ambasadorit të Kuvajtit Magdi al- Dhafiri në Iran, se “situata do të mbetet siç është derisa Irani të ndryshojë politikat e tij.”
Ministri i Jashtëm i Jemenit: Irani vazhdon me agjendën e tij në rajon
Ministri jemenas i Punëve të Jashtme, Khaled al-Yamani, ka thënë se Irani po vazhdon me zgjerimin e tij në rajon dhe me mbështetjen e militantëve Houthi në Jemen.
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, Abdullatif bin Rashid al-Zayani, ka akuzuar militantët Houthi se po pengojnë përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për arritjen e një marrëveshjeje politike.
Gazetaret dhe anëtaret femra të stafit të agjensisë së lajmeve ANA pushohen të gjitha nga puna
Gazetaret femra të agjensisë iraniane të lajmeve ANA u pushuan nga puna të martën, më 18 shtator 2018, vetëm pse janë gra, thotë një burim i informuar nga ANA.
Shumica e gazetareve femra të pushuara nga ANA kishin mbi tre vjet eksperiencë pune në këtë agjensi, por u pushuan bazuar në vendimin dhe urdhrin e Hassan Karbalaii, i cili është bërë drejtor ekzekutiv në ANA që nga 9 qershori 2018.
- Përsëritet ndalimi i hyrjes së grave në stadiume sportive
Ndalimi i hyrjes së grave në stadiume sportive u ripërsërit edhe një herë nga zyrtarët të hënën, më 17 shtator 2018, përpara ndeshjes së Ligës Aziatike midis Persepolisit të Teheranit dhe Ad-Dahil të Katarit.
Farhad Nikoo-khesal, supervizori i Stadiumit Azadi në Teheran, tha, “I kemi marrë masat e nevojshme që një muaj më parë, në mënyrë që të gjithë spektatorët të shqyrtohen hollësisht përpara se të hyjnë në Stadiumin Azadi.”