Iran: 31 Ekzekutime Përfshirë 9 Të Burgosur Politikë Brenda 20 Ditësh

453

Të shtunën, më 22 shtator, regjimi në rënie e sipër i mullahëve ekzekutoi nëntë të burgosur bashkërisht në burgun Adelabad në Shiraz. Kreu kriminel i “Drejtësisë” së provincës Fars kishte thënë që më përpara se do të merrej seriozisht me ata që prishin rendin dhe sigurinë e shoqërisë.

Kështu, numri i ekzekutimeve në 20 ditët e fundit ka arritur në të paktën 31, shumica individë të rinj. Nëntë prej tyre ishin të burgosur politikë kurdë dhe balukë, të cilët u varën në burgun Gohardasht në Karaj, Zahedan dhe Orumieh me akuzën e fabrikuar për “Moharebeh” [luftë kundër Zotit] dhe për prishjen e sigurisë së regjimit. Në Burgun Gohardasht në Karaj, tetë të burgosur të tjerë u ekzekutuan bashkërisht më 5 shtator. Një i burgosur u var publikisht në Marvdasht.

Sistemi i urryer i Velayat-e faqih, i përmbytur nga krizat e brendshme dhe ndërkombëtare, dhe i paaftë të përballet me protestat popullore në rritje, ka nisur një valë të re ekzekutimesh e shtypjeje në përpjekje për ta përshkallëzuar atmosferën e terrorit e frikës.

Rezistenca Iraniane u bën thirrje të gjithë përkrahësve ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut, sidomos Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, Raportuesit Special mbi situatën e të drejtave të njeriut në Iran, si dhe Grupit të Punës mbi Ekzekutimet Arbitrare, që t’i dënojnë këto ekzekutime dhe të marrin masa të menjëhershme për t’i ndaluar këto krime mesjetare në shekullin e 21-të.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
22 shtator 2018