Që kur Donald Trump e tërhoqi SHBA nga marrëveshja bërthamore e 2015, administrata e tij ka vendosur më shumë sanksione jo-bërthamore kundër Regjimit Iranian në përpjekje për të ndërprerë financimin e programit të tyre të fshehtë të armëve bërthamore si dhe të fushatës së tyre të dëmshme ushtarake në të gjitë Lindjen e Mesme, përpara se sanksionet bërthamore të rriten përsëri nga fundi i këtij viti.
Më 15 maj, Thesari i ShBA shpalli sanksione kundër guvernatorit të bankës qendrore të Iranit për transferimin e miliona dollarëve tek qeliza terroriste Hezbollah në emër të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike. Megjithëse këto sanksione nuk iu drejtuan drejtpërdrejt bankës qendrore të Iranit, duhet të theksohet se shumë transaksione në Iran duhet të kalojnë përmes guvernatorit, dhe kjo gjë e bën të pamundur rolin e tij.
Falë rritjes së sanksioneve, shumë kompani ndërkombëtare po tërhiqen nga marrëveshjet e tyre me Iranin për të mos u përballur me ndëshkime nga SHBA, si Maersk i Danimarkës dhe gjiganti francez i naftës Total (nëse nuk i hiqen sanksionet). Kjo ndodh sepse sanksionet dytësore e lejojnë SHBA të kërcënojë me ndëshkime firmat e huaja që punojnë në Iran, ndoshta edhe t’i ndalojë të marrin pjesë në tregun financiar të SHBA, gjë që do të ishte shkatërruese për shumicën e kompanive.
Por SHBA nuk ka mbaruar ende. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ka thënë që Irani do të përballej me “sanksionet më të rënda në histori” dhe “presion financiar të paprecedent” nëse Regjimi nuk do t’i plotësojë kërkesat e SHBA.
SHBA aktualisht po i bën presion Europës për ta shkëputur Iranin nga rrjeti Sëift, i cili lehtëson pagesat e importeve dhe eksporteve, gjë e cila do ta dëmtonte gjithashtu ekonominë e Iranit.
Ekonomia iraniane, e çrregulluar që tani falë viteve të korrupsionit dhe menaxhimit të keq nga Regjimi, është dëmtuar shumë nga tërheqja e SHBA. Në fakt, edhe përpara tërheqjes, spekulimet rreth asaj çfarë do të bënte Trump bënë që riali të humbë një të tretën e vlerës së tij.
Regjimit i duhet dëshpërimisht marrëveshja bërthamore në mënyrë që të mbijetojë dhe po bën të gjitha përpjekjet që mos të tërhiqet Europa, por mund të jetë më mirë për vendin që ekonomia të përkeqësohet në mënyrë të konsiderueshme. Sapo të ndodhë kjo, populli iranian do të ketë më shumë mundësi të ngrihet kundër Regjimit pasi mullahët nuk do të munden më të vazhdojnë t’i paguajnë forcat shtypëse të sigurisë.
Marrëveshja e Iranit, e njohur më përpara si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA), supozohej t’i jepte fund kërcënimit të një bombe bërthamore iraniane në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare. Trump u tërhoq para pak javësh, duke cituar të metat e shumta të kësaj marrëveshjeje.