Të mërkurën, më 23 maj, shoferët iranianë të kamoineve dhe automjeteve të rënda vazhduan grevën e tyre për të dytën ditë. Shoferët grevistë vazhdojnë të refuzojnë të lëvizin automjetet e tyre dhe të ngarkojnë mallra.
Shoferët e filluan grevën të martën në protestë ndaj përkeqësimit të jetesës së tyre, pagesave të ulëta për transportimin e mallrave, kostot e larta të logjistikës dhe tarifave.
Shoferët e kamioneve dhe automjeteve të rënda në 93 qytete në 25 provinca në të gjithë Iranin iu bashkuan grevës të martën.
Këto provinca përfshinin: Azarbaijan-in Perëndimor, Azarbaijan-in Lindor, Kermanshah, Kurdistan, Isfahan, Ilam, Khorasan Razavi, Khorasan-in Verior, Khorasan-in Jugor, Chahar Mahal dhe Bakhtiari, Khuzestan, Zanjan, Sistan dhe Balouchestan, Semnan, Fars, Qazvin, Kerman, Gilan, Mazandaran, Markazi, Hormozgan, Hamedan, Yazd and Bushehr.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, ka përshëndetur shoferët grevistë të kamioneve dhe automjeteve të rënda, dhe i ka bërë thirrje gjithë popullit për t’i mbështetur.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
23 Maj, 2018