Friday, September 20, 2024

Sanksionet Amerikane Shkaktojnë Blerje Paniku në Iran

 

Publiku iranian ka filluar të blejë në panik pastë domatesh, një ingredient kryesor në kuzhinën e tyre, gjë që tregon se sanksionet e rivendosura amerikane po fillojnë ta shtypin ekonominë.

Ndërkohë që Irani e prodhon vetë pastën nga domatet që rriten në vend, rënia me 70 % në vlerën e monedhës iraniane këtë vit ka bërë që prodhuesit të fitojnë më shumë duke i shitur prodhimet e tyre jashtë, e jo brenda vendit.

Kjo do të thotë që iranianët po përpiqen të blejnë çfarë të munden, dyqanet detyrohen t’i kufizojnë blerjet, dhe disa markave u ka mbaruar krejt pasta e domateve.

Regjimi është përgjigjur duke u përpjekur të ndalojë eksportet e domateve, një tjetër përpjekje e dëshpëruar për të stabilizuar ekonominë, pa i ndrequr problemet e vërteta të korrupsionit, keqmenaxhimit, dhe sanksioneve. Siç parashikohej, kjo gjë nuk ka funksionuar dhe domatet po kontrabandohen jashtë vendit.