E diel, 05 Mars 2017
Raporti vjetor i Departamentit të Shtetit të SH.B.A. mbi të drejtat e njeriut
Departamenti i Shtetit i SHBA-së botoi të premten raportin e tij vjetor të të drejtave të njeriut në mbarë botën. Raporti, i mandatuar nga Kongresi, dokumenton kushtet e të drejtave të njeriut në gati 200 vende dhe territore dhe është bërë së bashku me personelin e ambasadave të SHBA-së. Raporti i këtij viti është përfunduar në masë të madhe gjatë mandatit të ish presidentit Barak Obama.
Në hyrje të raportit të këtij viti, Tillerson shkroi “vlerat tona janë interesat tona kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut.” Në vijim është pjesa mbi Iranin.
Raporte të vendit mbi Praktikat e të Drejtave të Njeriut në 2016
Iran
Problemet kryesore të të drejtave të njeriut (HR) ishin kufizimet e rënda në liritë civile, përfshirë edhe liritë e grumbullimit, shoqatës, fjalës, fesë, dhe shtypit. Probleme të tjera të të drejtave të njeriut përfshinin keqpërdorimin e procesit të rregullt kombinuar me përdorimin e dënimit kapital për krime që nuk i plotësojnë kërkesat e procesit të rregullt ligjor, si dhe ndëshkime apo trajtime mizore, çnjerëzore ose poshtërues; dhe mospërfillje për integritetin fizik të personave, të cilët autoritetet në mënyrë arbitrare dhe të paligjshme i burgosin, torturojnë apo vrasin.