Facebook dhe Twitter Fshijnë Faqet e Keqinformimit Politik të Lidhura me Iranin

429

Facebook thotë se ka fshirë 652 llogari dhe faqe interneti të lidhura me Rusinë dhe Iranin për shkak se ato përhapnin keqinformim politik përpara zgjedhjeve kongresionale amerikane të nëntorit.

Rrjeti social tha më 21 gusht se i kishte fshirë llogaritë nga Facebook dhe Instagram pasi ato merreshin me “sjellje të koordinuara jo-autentike” që përfshinin shpërndarjen e materialit mashtrues politik.

Twitter shpalli gjithashtu më 21 gusht se ka fshirë rreth 300 llogari që promovonin propagandën iraniane me motive anti-saudite, anti-izraelite, dhe pro-palestineze, raporton Reuters. Twitter tha që “manipulimi i koordinuar” në platformën e tij kishte filluar vitin e shkuar.