Saturday, July 27, 2024

Rrëfimet tronditëse të ish-ministrit të Inteligjencës  së regjimit të Mullahëve në lidhje me masakrën e të burgosurve politikë të vitit 1988 në Iran

E martë, 18 korrik 2017 16:38

“Lidhur me Organizatën e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI-MEK) dhe të gjitha grupet militante, vendimi është dënimi me vdekje … Imami (Khomeini) ka thënë këtë … vendimi i tyre është dënimi me vdekje … Ali Fallahian, Ish-ministri i inteligjencës, tha në një intervistë me Aparat Internet TV dhe vazhdoi:

Mousavi (Tabrizi), i cili ishte Prokurori i Përgjithshëm i Revolucionit, thoshte se nuk ka nevojë fare për gjykim… nuk ka kuptim që t’i provojmë … Imami vazhdimisht ka insistuar që duhet të jeni të kujdesshëm që të mos i lejoni të ikin … Imami vazhdimisht ka theksuar se duhet të jeni gjithmonë të kujdesshëm lidhur me këtë çështje … Vendimi i tyre është gjithmonë ekzekutimi. Ky ishte vendimi i tij (Khomeinit) si udhëheqësi suprem, para dhe pas kësaj ngjarjeje të vitit 1988 (masakra e të burgosurve politikë)”.

Fallahian iu përgjigj edhe një pyetjeje rreth viktimave të masakrës së vitit 1988 të cilët po vuanin dënimet duke thënë: “Së pari, duhet të keni parasysh se vendimi për ta (MEK-un) ishte dënimi me vdekje dhe nëse gjykatësi fetar nuk i dënoi ata me vdekje, vendimi i tij ka qenë i paligjshëm … prandaj të gjithë duhet ta pranojmë se vendimi për një Monafeq [termi i përdorur nga regjimi për anëtarët ose simpatizantët e MEK-ut] është dënim me vdekje, kjo ishte fatwa e Imamit dhe vendimi i tij. .. pati një debat rreth atyre që duhej të ekzekutoheshin, por që ekzekutimet nuk u kryen dhe ata që do të ekzekutoheshin, por nuk morën një vendim. “Megjithatë, pse u mbajtën gjallë kundër vullnetit të Imamit (Khomeinit )? »

Ky kriminel gjithashtu pranoi se shumë nga të paraburgosurit u ekzekutuan vetëm pse kishin shpërndarë gazetën ose kishin dhënë furnizime dhe ushqime për përkrahësit e Rezistencës dhe deklaroi: “Kur dikush është anëtar i një grupi ushtarak dhe ai grup po lufton me ne , pavarësisht nëse ai person është i armatosur apo jo, ai është një prej tyre (dhe duhet të ekzekutohet) “.