E martë, 18 korrik 2017 17:53
Thirrje për emërtimin e Gardës Revolucionare si subjekt terrorist dhe dëbimin e tij nga rajoni.
Rezistenca iraniane mirëpret përcaktimin e 18 entiteteve dhe individëve të lidhur me regjimin iranian për rolin e tyre në eksportimin e terrorizmit dhe në përpjekjen për të përhapur raketat balistike. Sanksionet janë një masë e domosdoshme për t’iu kundërvënë diktaturës së mullahëve si burimi kryesor i krizave dhe destabilitetit në rajon.
Veprimet e sotme duhet të plotësohen duke emërtuar Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) si një subjekt terrorist dhe dëbimin e tij nga rajoni i Lindjes së Mesme.
Një shumicë e popullit të Iranit dhe e rajonit kërkojnë emërtimin e IRGC si Organizatë e Jashtme Terroriste dhe dëbimin e saj sidomos nga Siria dhe Iraku. Një përcaktim i tillë është parakusht për t’i dhënë fund konfliktit dhe krizës në Lindjen e Mesme.
Qëndrimi i vendosur është politika e vetme korrekte përballë një regjimi, i cili është sponsori shtetëror më aktiv në botë për terrorizmin dhe ekstremizmin. Tubimi i madh i rezistencës iraniane më 1 korrik tregoi aspiratat e popullit iranian për të përmbysur teokracinë e paligjshme që sundon Iranin.