E diel, 16 korrik 2017 22:44
NCRI – Maryam Mirzakhani, një matematiciene iranian e cila ishte gruaja e vetme që ka fituar ndonjëherë një Medalje “Fields”, çmimi më i rëndësishëm në matematikë, vdiq të shtunën. Ajo ishte 40 vjeç.
Shkaku ishte kanceri, tha Universiti Stanford, ku ajo ishte një profesore. Universiteti nuk tha se ku vdiq.
Vdekja e saj është “një humbje dhe shok i madh në bashkësinë e matematicienëve në mbarë botën”, tha Peter C. Sarnak, matematikan në Universitetin Princeton dhe Institutin për Studime të Avancuara.
Medalja “Fields”, e themeluar në 1936, shpesh përshkruhet si çmimi i matematikës. Por ndryshe nga Nobeli, Fields u jepet vetëm personave 40 vjeç e poshtë, jo vetëm për të nderuar arritjet e tyre, por edhe për të parashikuar triumfin e ardhshëm në fushën e matematikës. “Fields” jepet çdo katër vjet, për deri në katër matematicienë të zgjedhur njëherësh.
Komiteti i Grave të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit i shpreh ngushëllimet e tij për vdekjen tragjike të kësaj gruaje të madhe dhe gjenie në matematikë familjes së saj, grave dhe popullit të Iranit, komunitetit shkencor dhe grave të botës.