Drejtori i CIA-s thotë se i ka dërguar një letër një gjenerali iranian duke e paralajmëruar se Uashingtoni do ta bëjë Teheranin përgjegjës për çdo sulm ndaj interesave të SHBA në Irak nga forcat e mbështetura nga Irani.
Drejtori Mike Pompeo më 2 dhjetor në një forum mbi mbrojtjen në Simi Valley, Kaliforni, tha se letra drejtuar komandantit Qassem Soleimani të forcës terroriste Quds të regjimit të Iranit nuk u hap kurrë, por ai donte ta dërgonte sepse Soleimani kishte treguar se forcat e tij mund të kërcënonin interesat e SH.B.A. në Iraq.
“Dërgova një njoftim, e dërgova sepse ai kishte treguar se forcat nën kontrollin e tij mund të kërcënonin interesat e SHBA në Irak”, tha Pompeo. “Ai nuk pranoi të hapte letrën – për të qenë i sinqertë me ju nuk ma theu zemrën “.