Wednesday, November 30, 2022

Komuniteti Baluch i Iranit e urren Rouhanin

Studentët e kolegjve dhe banorët e guximshëm të provincës Sistan dhe Baluchistan në juglindje të Iranit shprehën urrejtejn e tyre gjatë një vizite të presidentit Hassan Rouhani të regjimit iranian në qytetet Zabol dhe Zahedan, duke protestuar ndaj politikave shtypëse të regjimit.

“Jo më premtime boshe, duam ujë”, “Rouhan, Sistani nuk ka ajër të pastër”, “Duam ujë, ujë, duam një Sistan të lulëzuar”.

Populli i Zabolit mbante pankarta ku protestohej për mungesën e pajisjeve arsimore, rrugët e pasigurta të njohura si “rrugët e vdekjes” dhe represionin ndaj popullatës së kësaj krahine. Në tabela të tjera lexohej: “Tregjet kufitare të kontrolluara nga të afërmit e zyrtarëve”, “Çfarë ndodh me të drejtat e të varfërve?” “Krahina më e re e vendit ka gjithashtu më shumë të papunë”.