Regjimi çnjerëzor i mullahëve ka hapur dosje të reja të falsifikuara dhe ka dhënë dënime të rënda kundër tre të burgosurve politikë, në masa që kanë për qëllim rritjen e presionit mbi këta individë.
Dënimi i dhënë për të burgosurin politik Mohammad Amir Khizi është ngritur në 11 vjet burgim dhe dy vjet internim në qytetin Neek Shahr (në krahinën e largët Sistan dhe Baluchistan të Iranit juglindor).
Dënimi i Majid Assadi është ngritur në gjashtë vjet burgim dhe dy vjet internim në qytetin e Barazjan të provincës Bushehr, Irani jugor.
Dënimi i Payam Shakiba është ngritur gjithashtu në 11 vjet burgim. Të tre të burgosurit politikë janë ndër ata që mbahen në korridorin 10 të godinës 4 në Burgun e Gohardashtit të Karajit, një burg i sigurisë së lartë në perëndim të Teheranit, ku të burgosurit detyrohen të durojnë kushte të vështira.