NCRI – Nëna e Mostafa Karim Beigi-t, një dëshmitare e kryengritjes së vitit 2009 në Iran, u dënua nga gjyqësori i regjimit iranian me “një vit burg dhe ndalimin e çfarëdo anëtarësimi në mediat sociale dhe grupet politike”.
Sipas njoftimeve, Shahnaz Akmali po ashtu ndalohet të largohet nga vendi. Ajo është akuzuar për “propagandë kundër sistemit”. Ajo u gjykua në gjykatë më 15 tetor dhe aktgjykimi u lëshua nga i ashtuquajturi gjyqtari Ahmadzadeh, kreu i degës 26 të gjykatës revolucionare të regjimit në Teheran.
Shahnaz Akmali u arrestua në vitin 2016 dhe kaloi 24 ditë në godinën 209 të burgut Evin në Teheran, përpara se të lirohej përkohësisht me kusht me një garanzi prej 100 milionë Toman deri në gjyqin e saj.
Mostafa Karim Beigi, djali i zonjës Akmali u qëllua në kokë nga forcat e sigurisë gjatë kryengritjes popullore të vitit 2009 dhe vdiq menjëherë më pas. Familja e tij tha se gjatë autopsisë, ishte mjaft e dukshme shenja e plumbit që kishte në ballë.
Megjithëse banonte në Teheran, zyrtarët e sigurisë nuk lejuan që Mostafa Karim Beigi të varrosej në Teheran dhe familja u detyrua ta varroste në një fshat.
Nëna e Karim Beigit ka qenë gjithmonë nën presionin e zyrtarëve të sigurisë për shkak të përkujtimit të përvjetorit të vrasjes së djalit të saj dhe bërjes së deklaratave për të burgosurit politikë.