Rezoluta e Kongresit i referohet Masakrës së vitit 1988 në Iran

401

E shtunë, 08 tetor 2016

Lajmi në lidhje me masakrën e më shumë se 30.000 të burgosurve politikë të Republikës Islamike ka tërhequr vëmendjen e mediave kombëtare dhe ndërkombëtare. Më 7 tetor, Dr. Majid Rafizadeh, një studiues iraniano-amerikan i shkencave politike i Universitetit Harvard, dhe president i Këshillit Ndërkombëtar Amerikan shkruan për aktivistët politikë dhe të të drejtave të njeriut të cilët po protestojnë për mungesën e veprimeve juridike nga ana e Gjykatës Penale Ndërkombëtare ( ICC), dhe Kombeve të Bashkuara për t’i kërkuar llogari udhëheqësve iranianë.

 

Ata argumentojnë se komuniteti ndërkombëtar duhet të parandalojë që ky krim të harrohet, dhe duhet të jetë zëri i familjarëve të viktimave.

Rezoluta e Kongresit është duke u paraqitur nga Kryetari i Dhomës së Sigurisë Kombëtare, Mike McCaul, dhe promovuar nga kryetari Ed Royce, Anëtari i Rangut Eliot Engel, si dhe Kryetari i Komitetit të Rregullave Pete Sessions, me anë të të cilin Kongresi i SHBA duket se i jep shpresë familjeve të viktimave që u varën, u ekzekutuan dhe u varrosën në varre masive.
McCaul citon Ayatollah Hussein Ali Montazerin, i cili shërbeu si zëvendës shefi i Khomeinit, dhe i cili e quajti masakrën e 1988-ës si “krimi më i madh i kryer gjatë Republikës Islamike, për të cilën historia do të na dënojë”.
Rezoluta shpall, “Dënimin e Qeverisë së Republikës Islamike të Iranit për masakrën e 1988 ndaj të burgosurve politikë dhe bën thirrje për drejtësi për viktimat. Duke pasur parasysh që gjatë një periudhe katër mujore në vitin 1988, Qeveria e Republikës Islamike të Iranit ka kryer ekzekutime masive barbare të mijëra të burgosurve politikë dhe shumë grupeve që nuk kanë lidhje me politikën; Duke pasur parasysh që sipas një raporti nga Qendra për Dokumentim të të Drejtave të Njeriut në Iran, masakra është kryer në bazë të një fetva, apo dekreti fetar, të lëshuar nga Udhëheqësi suprem i atëhershëm Ayatollah Ruhollah Khomeini, që kishte si objektiv Oraganizatën Popullore Mojahedin të Iranit (PMOI), e njohur gjithashtu si Mujahedin-e-Khalq (MEK)”.
Pjesa e parë e rezolutës së re thekson krimet e kryera nga ana e Republikës Islamike të Iranit, duke iu referuar Amnesty International dhe burimeve të tjera të besueshme. Sipas një raporti të 2 nëntorit 2007 nga Amnesty International ” ndërmjet 27 korrikut të 1988 dhe fundit të atij viti, mijëra të burgosur politikë [në Iran], duke përfshirë të burgosur të ndërgjegjes, u ekzekutuan në burgje në mbarë vendin.”
Ekzekutimet janë urdhëruar nga një “Komitet i Vdekjes”, i përbërë nga një gjyqtar nga Ministria e Inteligjencës së Iranit dhe një prokuror i qeverisë. Shumë nga ata që janë përfshirë në masakër aktualisht kanë pozita të larta në Iran. Mostafa Pourmohammadi ishte një përfaqësues i Ministrisë së Inteligjencës, dhe u emërua kohët e fundit nga i ashtuquajturi kryetar i moderuar Hassan Rowhani si Ministri i Drejtësisë. Ebrahim Raeisi ishte një prokuror publik dhe tani po shërben si kreu i Astan Quds Razavi, e cila ka miliarda dollarë në të ardhura.
Ekzekutimet bëheshin shumë shpejt, dhe disa prej viktimave ishin adoleshentë dhe gra shtatzëna. Të burgosurit “u ekzekutuan në grupe, disa në varje masive dhe të tjerë me pushkatim, dhe trupat e tyre u hodhën në varre masive”. Shumë, duke përfshirë anëtarët e besimit Bahá’í, thuhet se janë torturuar brutalisht. Autoritetet kanë mbajtur sekret vendndodhjen e varreve masive.
Në pjesën e dytë, rezoluta parashtron rekomandime për t’i kërkuar llogari Republikës Islamike. “Vendoset nga Dhoma e Përfaqësuesve (në pajtim me Senatin), që kongresi dënon Qeverinë e Republikës Islamike të Iranit për masakrën e 1988, dhe për mohimin e gjithë këtyre provave të qarta të krimeve kundër njerëzimit,” thuhet, duke shtuar se “Administrata dhe aleatët e Shteteve të Bashkuara të dënojnë publikisht masakrën, dhe t’i bëjnë presion Qeverisë së Iranit për të siguruar informacion të detajuar për familjet e viktimave në lidhje me të dashurit e tyre dhe vendndodhjen e trupave të tyre”.
Së fundi, Kongresi duhet të nxisë “Raportuesit Special të Kombeve të Bashkuara për gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran dhe Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara për të krijuar një Komision Hetimor për të hetuar plotësisht masakrën dhe për të mbledhur prova dhe për të identifikuar emrat dhe rolet e veçanta të autorëve t me synimin për t’i çuar ata para drejtësisë “.
Sipas Dr Rafizadeh, “sikur qeveri të tjera dhe anëtarë të Kombeve të Bashkuara të miratojnë rezoluta të ngjashme, liderët iranianë do të jetë nën presion për të dhënë më shumë informacion. Përveç kësaj, Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara për gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran mund të luajë një rol të rëndësishëm, duke hapur një hetim të plotë për t’i kërkuar llogari këtyre zyrtarëve. “Ai thotë se” nëse Perëndimi vërtet shquhet për drejtësinë sociale, lirinë dhe demokracinë, marrëdhëniet Iran-Perëndim dhe Iran-SHBA nuk duhet të ngelen kryesisht në peisazhet taktike dhe gjeopolitike, por duhet të fokusohen më thellësisht në çështjet e të drejtave të njeriut. “