E Premte, 07 tetor 2016
NCRI – Në një konferencë për shtyp në Parlamentin kanadez më 6 tetor, anëtarët e Parlamentit, përfaqësues të komunitetit iraniano-kanadez, dhe dëshmitarë okularë të masakrës së vitit 1988 i kërkuan qeverisë së Kanadasë për të aplikuar një mocion të miratuar nga parlamenti në vitin 2013. Ky dokument ka dënuar masakrën e të burgosurve politikë dhe ka shprehur solidaritetin me të burgosurit politikë që po mbahen në burgjet iraniane sot. Gjithashtu, që nga 2003, Kanadaja ka promovuar një rezolutë vjetor të Kombeve të Bashkuara duke denoncuar shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Iran.
Konferenca për shtyp e 6 Tetorit i bëri thirrje qeverisë kanadeze për të përmendur masakrën e 1988 në rezolutën e këtij viti.
Duke folur në Dhomën e Komunave, folësit i kërkuan qeverisë kanadeze të luajë një rol udhëheqës në kërkimin e një komisioni hetimor nga ana e OKB-së për këtë krim kundër njerëzimit, duke i dërguar kështu një mesazh të qartë Iranit se përballet me pasoja për shkeljen e të drejtave të njeriut.
Në verën e vitit 1988, bazuar në një fetva të dekretuar nga themeluesi i Republikës Islamike Ajatollah Khomeini, rreth 30.000 të burgosur politikë u masakruan brenda disa muajve dhe u varrosën fshehurazi në varreza masive. Shumica dërrmuese e tyre ishin të lidhur me Organizatën Popullore të Mojahedinve të Iranit, e cila në ditët e sotme mbetet lëvizja kryesore opozitare.
Në gusht 2016 doli në dritë një audio e trashëgimtarit të atëhershëm të Khomeinit si udhëheqës suprem, Ayatollah Hossein Ali Montazerit, duke folur për masakrën, që shkaktoi një krizë në Teheran. Në regjistrimin, me datë 15 gusht 1988, mund të dëgjohet Montazeri duke kritikuar në mënyrë të ashpër anëtarët e “Komisionit të vdekjes” të Teheranit të cilët ishin emëruar nga Khomeini.
Shahram Golestaneh, zëdhënësi i Shoqatës Demokratike të Iranit ka dhënë detaje të reja për dhjetëra zyrtarëve të përfshirë në masakër dhe disa varreza masive sekrete ku ata ishin varrosur.
Sipas Golestaneh “Me dhjetra zyrtarë të cilët janë përgjegjës për këtë krim kundër njerëzimit janë në krye të institucioneve të rëndësishme iraniane. Sipas raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në shtator, rreth 1,000 ekzekutime janë raportuar në Iran në vitin 2015, më e larta në dy dekadat e fundit. Shumë nga po ata persona që bënë masakrën e 1988 janë duke vazhduar krimet e tyre pa u ndëshkuar. “
Ai shtoi: “Sipas informacioneve të dhëna nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) nga burime brenda Iranit, shumica e institucioneve të regjimit iranian drejtohen nga autorët e masakrës së vitit 1988. Në javët e fundit, rreth 60 nga zyrtarët më të lartë përgjegjës për këtë masakër, emrat e të cilëve kanë mbetur të fshehtë për gati tre dekada janë identifikuar. Këta individë kanë qenë anëtarë të “komisioneve të vdekjes” në Teheran dhe në 10 krahina të tjera iraniane. “
Golestaneh ka zbuluar detajet e tetë varrezave masive të cilat kurrë nuk janë zbuluar më parë. Këto varreza masive janë në Mashhad (në veri-lindje të Iranit), Zanjan (në veri-perëndim të Iranit), Kermanshah (në perëndim të Iranit), Sume’e Sara (në veri të Iranit), Tonekabon (në veri të Iranit – dy varre të reja masive janë gjetur aty), Dezful (jug-perëndim të Iranit), dhe Bandar-e Gaz (në veri të Iranit).
Candice Bergen, ish-Ministre e Shtetit e Kanadasë dhe Konservatore vuri në dukje situatën e tmerrshme të drejtave të njeriut në Iran, veçanërisht shtypjen e grave, siç përshkruhet në raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Ajo hodhi poshtë nocionin e moderimit të mundshëm nën presidentin iranian, Hassan Rouhani dhe tha se shumë nga po ata zyrtarë të cilët janë përgjegjës për masat represive të ditëve të sotme janë implikuar në masakrën e vitit 1988 dhe përfaqësojnë edhe krahun e ashpër edhe atë “të moderuar” të regjimit. Ajo u bashkua me kolegët e saj për t’i kërkuar qeverisë kanadeze aplikimin e mocionin të 2013 dhe për të kërkuar një hetim nga ana e OKB-së.
Michael Cooper, një anëtar i Parlamentit nga Edmontoni, përsëriti se regjimi iranian ka ekzekutuar fëmijë 15 vjeçarë në masakrën e 1988. Ai ka deklaruar se mbështet komunitetin kanadezo iranian në përkujtimin e 30.000 të burgosur politikë të vrarë në masë në vitin 1988. Ai iu referua rolit të regjimit iranian në luftën në Siri, shkeljet e të drejtave të njeriut brenda Iranit, dhe financimit të grupeve terroriste si Hezbollah. Ai tha se në qoftë se masakra e vitit 1988 na ka mësuar ndonjë gjë, kjo është se regjimi iranian nuk është aspak normal.
James Bezan, një zë me ndikim në Parlamentin kanadez për të drejtat e njeriut në Iran, përdori konferencën e shtypit për të lëvduar mocionin e 2013 të miratuar nga parlamenti. Bezan bëri thirrje për t’i dhënë fund mosndëshkimit dhe i kërkoi qeverisë kanadeze të aplikojë mocionin dhe t’i kërkojë OKB të kryejë një hetim për këtë krim të shëmtuar.
David Kilgour, Kryetari i Miqve kanadeze të një Irani Demokratik theksoi rolin kryesor që Kanadaja mund të luajë në fushën e të drejtave të njeriut. Ai përmendi shembullin e Afrikës së Jugut nën Aparteid, kur Kanadaja hapi rrugën për të ndryshuar status quo-në. Si një ish-avokat, ai deklaroi se mosndëshkimit duhet t’i vijë fundi dhe Kanadaja duhet ngrihet në këmbë që të jepet llogari dhe të zbatohet ligji në rastin e këtij krimi kundër njerëzimit.
Z. Ahmad Hassani tregoi për vëllanë e tij, ekzekutimin e Mahmoud Hassani-t si pjesë e 30.000 të burgosurve politikë të vrarë në masakrën e vitit 1988. Ai tha se deri më sot, regjimi nuk ka dhënë asnjë detaj se ku u varros trupi i tij. Z. Mehdi Garmroudi, i cili gjithashtu humbi të vëllanë në masakrën e vitit 198.8, dha dëshmnë e tij okulare