Saturday, July 27, 2024

Iran: Mbështetje dypartiake e Ligjvënësve dhe eurodeputetëve në Mbretërinë e Bashkuar

E shtunë, 08 tetor 2016

NCRI – 45 ligjvënës dhe deputetë britanike, bënë një deklaratë për të mbështetur lëvizjen ndërkombëtare për të drejtësi për viktimat e masakrës së 1988 ndaj të burgosurve politikë në Iran, dhe bënë thirrje për gjykimin e autorëve të këtij krimi kundër njerëzimit, më poshtë është teksti i plotë i deklaratës:
DEKLARATË PËR IRANIN

Masakra e të Burgosurve Politikë në Iran në vitin 1988. Një audio e sapopërhapur e Ayatollah Montrazerit, ish-pasardhësi i Khomeinit, në vitin 1988, zbulon prova të reja në lidhje me masakrën e më shumë se 30.000 të burgosurve politikë në burgjet e Iranit në verën e vitit 1988, duke përfshirë gra dhe fëmijë dhe të gjithë të burgosurit politikë që mbështesnin lëvizjen opozitare të Organizatës Popullore Mojahedin të Iranit (PMOI).
Kjo masakër është kryer pas një fetva tw lëshuar nga Kreu Suprem Khomeini, i cili urdhëroi që të ekzekutoheshin menjëherë të gjithë të burgosurit politikë besnikë ndaj PMOI-t.
Në regjistrimin e ri audio, Montazeri, komenton se “këto ekzekutime ishin krimi më i madh që ka ndodhur në Republikën Islamike dhe se bota nuk do të na falë për këtë krim”.
Shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ekzekutimet vazhdojnë edhe sot në Iran për shkak të mosndëshkimit të autoriteteve të regjimit iranian në tre dekadat e gjysmë të fundit.
Sipas rrëfimit të të mbijetuarve, ata që janë në krye të masakrës vazhdojnë pa u ndëshkuar dhe aktualisht janë të emëruar në poste të larta të qeverisë, duke përfshirë Mostafa Pourmohammadin, Ministri i Drejtësisë, dhe Hossein Ali Nayerin, Kryetari i Gjykatës Administrative për gjyqtarët.
Në përpjekjet e tyre për t’i dhënë fund këtyre dekadave të gjata të mizorive, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe Presidentja e zgjedhur e tij, zonja Maryam Rajavi, kanë paraqitur një plan 10-pikësh për të ardhmen e Iranit që parashikon një republikë demokratike dhe laike në Iran me heqjen e dënimit me vdekje dhe torturës, si dhe vendosjen e shtetit të së drejtës dhe respektimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Ne i bëjmë thirrje qeverisë për të njohur dhe për të dënuar këtë masakër brutale si një krim kundër njerëzimit dhe për t’i kërkuar Komisionerit të OKB-së të Drejtave të Njeriut, Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Asamblesë së Përgjithshme dhe Këshillit të Sigurimit të urdhërojë një hetim dhe të sjellë para drejtësisë autorët.
Ne nxisim më tej Qeverinë për të mbështetur përpjekjet e popullit iranian dhe NCRI për të bërë realitet në Iran platformën demokratike me 10 pika të zonjës Rajavi.