Maryam Rajavi: Presidenti i moderuar i mullahëve bën thirrje në mënyrë të turpshme për vrasjen e popullit të rrethuar të Aleppos duke i etiketuar si terroristë

379

E hënë, 19 dhjetor 2016

Rouhani, i ashtuquajtur Presidenti “i moderuar” i fashizmit fetar në pushtet në Iran, në një mbledhje me një numër agjentësh dhe mercenarësh të paguar të regjimit, bëri thirrje për vazhdimin e vrasjes së popullit të Aleppos dhe kritikoi se disa “shtete islamike” kanë shprehur shqetësim në lidhje me suksesin “e popullit dhe të ushtrisë” Siriane, duke thënë se disa “qeveri islamike janë të shqetësuar për fatin e terroristëve dhe duan daljen e sigurt nga Aleppo” (media shtetërore – 17 dhjetor 2016).

Znj Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e rezistencës iraniane, përshkroi komentet e Rouhanit, i ashtuquajturi President i moderuar i regjimit klerikal që paturpësisht bën thirrje për vrasjen masive të popullit të Alepos, bashkëpunimin në krimet më të tmerrshme të luftës dhe krimet kundër njerëzimit në shekullin e njëzet e një që Garda Revolucionare iraniane dhe militantët mercenare janë duke kryer në Siri.