Saturday, September 7, 2024

Regjimi Iranian Var 1 Person në Publik, 4 të Tjerë në Burg

Regjimi iranian vari pesë të burgosur brenda një dite të vetme këtë javë, duke përfshirë një në publik, ndërsa dy të burgosur të tjerë janë transferuar në izolim për t’u varur së shpejti.

Të martën më 16 korrik 2019, katër të burgosur u ekzekutuan në burgun e Orumieh (Urmia), në veri-perëndim të Iranit.

Të burgosurit janë identifikuar si Hayman Banaëand, Jafar (Iman) Mohammadi, Mohammad-Aref (Jahangir) Najafian dhe Mahmood Khaledi.

Ata ishin transferuar në izolim në burgun e Orumieh të hënën, në përgatitje për ekzekutimin. Ata ishin akuzuar për vrasje.

Gjithashtu të martën, një i burgosur u ekzekutua në publik në qytetin Khondab, në provincën qendrore Markazi të Iranit. I burgosuri i paidentifikuar u var përpara publikut në rrugën Jihad.

Edhe ai ishte i akuzuar për vrasje.

Regjimi i mullahëve kryen shpesh ekzekutime publike për ta frikësuar popullsinë dhe për t’i mbytur trazirat e mundshme.

Në një shenjë ekzekutimesh të tjera në të ardhmen, dy të burgosur të tjerë në burgun Orumieh, të dënuar me vdekje për akuza droge, u transferuan të martën në izolim.

Familjet e tyre janë informuar se duhet të shkojnë në burg për një takim të fundit lamtumire.

Irani mban rekordin botëror për ekzekutime për kapita. Mbi 3,600 njerëz janë ekzekutuar në Iran që kur Hassan Rouhani mori detyrën si president i regjimit në vitin 2013.