Një grup i madh punonjësish pensionistë të qeverisë dhe të ushtrisë u grumbulluan jashtë ministrisë së punës në Teheran të martën për të protestuar ndaj mungesës së përgjigjes ndaj kërkesave të tyre.
Kishte një prani të madhe të policisë për t’i shtypur protestuesit, por pensionistët i vazhduan demonstratat e tyre duke mbajtur banderola me slogane të shkruara, ku përfshiheshin: “Duart e plaçkitësve duhet të largohen nga fondi i pensionistëve”, “Shtëpitë tona janë plaçkitur, nuk kemi frikë ta ekspozojmë [qeverinë], do të qëndrojmë deri në fund”, dhe “Një përqindëshi po përfiton nga xhepat e 99 përqindëshit”.
Protestuesit thërrisnin gjithashtu me slogane si “Pagat e shkëlqyeshme [të zyrtarëve të qeverisë] janë në kontrast me mjerimin publik”, “Nëse vjedhjet [e qeverisë] ndalen, problemet tona do të zgjidhen”, dhe “Kufiri i varfërisë është 70 milion rial, rroga jonë është 20 milion rial.”
Punonjësit pensionistë të shërbimit civil kanë marrë pjesë në protesta ndaj pagave të ulëta në disa raste gjatë vitit të shkuar, ku e kanë bërë të qartë që rritja e inflacionit dhe rënia e madhe e monedhës kombëtare ua ka bërë shumë të vështirë pensionistëve të mbajnë familjet. Megjithatë, zyrtarët e regjimit nuk u janë përgjigjur kërkesave për rritje page.