Regjimi Iranian po Ndërton një Kalim të Ri në Kufirin e Sirisë për të Kontrabanduar Armë e Naftë

1233

Nga Shahriar Kia

Imazhe të reja satelitore tregojnë se regjimi i Iranit po ndërton një kalim në kufirin Siri-Irak, gjë që do të hapte një rrugë tokësore të shumë-dëshiruar nga Irani në Liban, sipas burimeve perëndimore të inteligjencës.

Imazhet, të marra ekskluzivisht nga Fox News dhe të bëra më herët këtë javë, tregojnë një ndërtim të ri në kalimin Albukamal Al-Qaim.

Kjo zonë është nën kontrollin e militantëve të lidhur me regjimin iranian. Verën e shkuar, regjimi i Iranit e rriti praninë e tij në këtë zonë.

Sipas analistëve për ISI, që merr të dhëna satelitore, kalimi kufitar ekzistues është ende i mbyllur dhe i shkatërruar, dhe iranianët kanë derdhur shumë mund e burime për ndërtimin e një të riu.

Fotot e marra nga Fox Neës tregojnë një bazë ushtarake irakene pranë postit të shkretuar.

Ky kalim kufitar do t’i jepte mundësinë regjimit iranian që të ruante aksesin tokësor për në Siri, Beirut dhe në Detin Mesdhe. Burime rajonale dhe perëndimore kanë thënë për Fox Neës se regjimi iranian ka ndërmend ta përdorë këtë rrugë të re për operacione kontrabande, duke përfshirë trafikimin e armëve dhe naftës, për t’iu shmangur sanksioneve amerikane. Pa mbikëqyrje nga Siria apo Iraku, regjimi iranian dhe aleatët e tij do të kishin një avantazh të paprecedent për të transferuar çfarëdo që të duan, thonë ekspertët.

Në fillim të këtij muaji, Presidenti amerikan Donald Trump i anulloi lehtësimet që u lejonin disa vendeve, si Iraku, Turqia, Japonia dhe Kina, të blinin naftë iraniane pa shkelur sanksionet e SHBA-së.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, në një intervistë të enjten me “Fox & Friends,” foli rreth sanksioneve dhe tha “terrori iranian ka një histori të gjatë e cila ka nisur shumë kohë para sanksioneve tona, kështu që nuk është puna vetëm tek sanksionet tona, por tek natyra e këtij regjimi teokratik, këta kleptokratë në Teheran. Jemi të vendosur që të kundërbërgjigjemi.”