Regjimi iranian pengon hyrjen e një vajze 7-vjeçare në stadiumin e futbollit

470

Sipas rregullit të mullahëve, gratë ndalohen të hyjnë në stadiumet sportive

E diel, 11 dhjetor 2016

NCRI – Gjatë një ndeshje futbolli mes dy ekipeve iraniane të kategorisë së parë, Esteghlal (e Teheranit) dhe Tractor Sazi (e Tabriz), të premten më 9 dhjetor, agjentët e sigurimit të regjimit iranian penguar hyrjen e një vajze 7-vjeçare në stadiumin Azadi ku bëhej ndeshja. Vajza dhe babai i saj erdhën në Teheran nga Shabestar, një qytet në Lindjen e Provincës Azerbajxhan, në mënyrë që të shikonin lojën nga afër.

Shtetërorja online Khabar (lajme Online) publikoi një foto të vajzës dhe babait të saj dhe shkroi: “. Ata u paraqitën në Stadium Azadi të Teheranit orë para fillimit të ndeshjes, por vajza nuk u lejua të hyjë në Stadium”
Deri më sot, Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur Iranin lidhur me imponimin nga ana e regjimi të ndalimit të hyrjes së grave në stadiumet sportive në Iran.