Friday, July 26, 2024

Një arkitekte përshkruan gjendjen katastrofike të Aleppos

E Premte, 09 dhjetor 2016

NCRI – Kanali Satelitor i Rezistencës iraniane (NCRI) bëri një intervistë të hënën me një arkitekte, Lina a-Shami, nga Siria. Në vijim është një pjesë e intervistës:
Zonja Lina al-Shami: gjendja është katastrofike në Aleppo.

Qyteti është i rrethuar për më shumë se njëqind ditë dhe është në shënjestër të një shumëllojshmërie armësh dhe raketash, raketash balistike, bombash thërrmuese dhe fuçish shpërthyese. Përveç lëshimit të raketave, lagjet janë të rrethuara nga artileria. Regjimi i Assadit dhe militantët e tij rezervë përpiqen të avancojnë në lagjet e rrethuara. Regjimi iranian gjithashtu ndihmon dhe mbështet regjimin e Asadit në vrasjen e njerëzve dhe shkatërron vendin.
Historia kurrë nuk do t’i harrojë ata që mbështesin popullin sirian dhe ata që mbështesin shtypësit; masakrojnë njerëzit e pafajshëm dhe shkelin të drejtat e tyre.
Kurrë nuk i harrojmë iranianët që mbështetën rezistencën e popullit sirian dhe mbështetën revolucionin sirian.
Ju vlerësojmë ju dhe opozitën iraniane që organizoni protestat tuaja të vazhdueshme dhe për ndjenjën e solidaritetit me Aleppon dhe Sirinë. Rruga jonë dhe revolucioni janë një.