Iran Regjimi është një kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme

562

E diel, 11 dhjetor 2016

Regjimi iranian është një kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin në vendet e Lindjes së Mesme dhe të Gjirit. Në vijim është Intervista e Al Arabiya me Dr Abdul Aziz bin Saqr, kreu i Qendrës Kërkimore të Gjirit, 9 dhjetor 2016:
Kryeministrja britanike, Theresa May, e cila mori pjesë në takimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit në Manama, Bahrein, tha në fjalën e saj se regjimi iranian është një kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Në këtë drejtim, Dr. Abdul Aziz bin Saqr, kreu i Qendrës Kërkimore të Gjirit tha: “Natyrisht, pozicioni i Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me shtetet e Gjirit nuk është pa pëlqimin e Shteteve të Bashkuara. Por pika më e rëndësishme në fjalën e Tereza Mej është pranimi i faktit se regjimi në Iran është burimi kryesor i kërcënimit për sigurinë e rajonit. Kjo është një çështje që nuk është përmendur aspak nën presidentin Obama. Për këtë arsye, Mbretëria e Bashkuar po përpiqet të krijojë një zyrë ushtarake bashkëpunimi ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe shteteve arabe të Gjirit në rajon. “
“Theresa May vizitoi për herë të parë një bazë ushtarake në Bahrein që është themeluar në vitin 1971. Gjithashtu, presidenti Trump kishte kujtuar kërcënimin e regjimit iranian. Sot, ne shohim se Theresa May e trajton në mënyrë të qartë këtë çështje. Pra, të gjitha këto shenja theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve arabe të Gjirit në të gjitha fushat”, shton ai.
Tani, me këto fjalë, duket se roli i Mbretërisë së Bashkuar në rajon është më i fortë se ai i Shteteve të Bashkuara për shkak se SHBA janë po ashtu të përfshira në lindje dhe Azinë Jug-Lindore. Fjala e kryeministres britanike u prit mirë nga qarqet arabe. Kjo çështje krijon mes shteteve arabe të Gjirit besimin se Perëndimi mund të vazhdojë angazhimin me detyrimet e tij në lidhje me sigurinë në rajon, pasi pozita e Rusisë dhe ndërhyrjet e saj si dhe ndërhyrja e regjimit iranian në Siri është e qartë dhe e njohur mirë për të gjithë. Rëndësia e kësaj çështjeje është aq e madhe sa mbreti Salman e përmendi atë në fjalën e tij.