Regjimi Iranian ka një histori të gjatë të vrasjes së disidentëve jashtë vendit gjatë 39 viteve të fundit, duke përdorur madje edhe sulme terroriste për ta bërë një gjë të tillë, e megjithatë nuk është përballur kurrë me përgjegjësinë për këtë gjë.
Kjo duhet të ndryshojë, kështu që ky artikull do të eksplorojë disa nga vrasjet e Regjimit me shpresën se duke hedhur një dritë të re mbi këtë temë, mund ta nxisë komunitetin ndërkombëtar të hidhet në aksion. Gjithashtu, do të fokusohet në viktima më pak të njohura, pasi rastet e liderit të opozitës kurde Abdul Rahman Ghassemlou, ish-kryeministrit iranian Shapour Bakhtiar dhe të figurës opozitare Fereydoun Farrokhzad janë tashmë goxha të spikatura në mendjet e njerëzve.
Shënjestrat
1990: Dr. Kazem Rajavi, vëllai i liderit të opozitës iraniane Massoud Rajavi, u qëllua për vdekje në Gjenevë për shkak të kritikës që kishte shprehur ndaj abuzimeve të Regjimit me të drejtat njerëzore.
1992: Tre udhëheqës iraniano-kurdë të opozitës, Sadegh Sharafkandi, Fattah Abdoli, Homayoun Ardalan dhe përkthyesi i tyre Nouri Dehkordi u qëlluan për vdekje në restorantin Mykonos në Berlin.
1993: Mohammad Hossein Naghdi, anëtar i koalicionit opozitar iranian, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), u vra në Romë. Lideri Suprem Ruhollah Khomeini kishte kërkuar vrasjen e tij në vitin 1983, gjë që rezultoi në një atentat të dështuar, pasi Naghdi e kishte zhvendosur besnikërinë e tij nga Regjimi Iranian tek Opozita Iraniane.
1996: Zahra Rajabi, anëtare e lartë e PMOI/MEK, u vra brutalisht në Stamboll, pasi ishte përpjekur të mbronte të drejtat e grave iraniane dhe refugjatëve në Turqi.
Këshilli Suprem Kombëtar i Sigurisë i Regjimit Iranian ka nxjerrë gjithashtu një listë disidentësh që duan t’i ekzekutojnë në mënyrë që të garantojnë mbijetesën e regjimit. Në këtë listë përfshihen Kreu i Komitetit të Punëve të Jashtme të NCRI Mohammad Mohadessin si dhe figura të tjera të larta të NCRI si Jalal Ganjei, Manouchehr Hezarkhani, Abbas Davari, Parviz Khazaie dhe Abolghasem Rezaie.
Sulmet Terroriste
1983: Hezbollahu libanez, i mbështetur nga Irani, bombardoi Ambasadën Amerikane dhe kazermat e Marinës Amerikane në Beirut, duke vrarë mbi 350 vetë gjithsej.
1985: Hezbollah rrëmbeu një avion TWA në fluturim dhe mbajti peng dhjetëra amerikanë, para se të vriste një marinar të flotës amerikane, sipas udhëzimeve të Iranit.
1994: Hezbollah bombardoi qendrën hebreje AMIA, duke vrarë mbi 85 vetë, e plagosur 300, nën urdhrat e Iranit.
1996: Irani bombardon Kullat Khobar në Arabinë Saudite, duke vrarë 19 anëtarë të shërbimeve amerikane.
Aktivisti i të drejtave njerëzore Heshmat Alavi ka shkruar: “Në fund të fundit, vrasja e një qenieje njerëzore, e jo pastaj e më shumë njerëzve, duhet të përballet me drejtësinë përkatëse. Dhe nëse ka ndonjë palë që e meriton të përballet me drejtësinë, është regjimi iranian për historinë e tij katër-dekadëshe të vrasjeve e sulmeve terroriste.”