Protesta Kundër Regjimit Iranian në Bruksel e Londër

442

 

Publikuar më 23 tetor 2018.

Nga shahriar kia

Anëtarë e mbështetës të grupit opozitar iranian, Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) zhvilluan një demonstratë përpara Komisionit Europian në Bruksel të hënën, duke bërë thirrje që Ministria iraniane e Inteligjencës të shtohet në listën e zezë të terrorizmit nga Bashkimi Europian;

katër muaj pas parandalimit nga autoritetet europiane të një komploti iranian për të hedhur në erë një tubim opozitar në Paris .

Në fillim të tetorit, zyrtarët francezë thanë se nuk kishin “asnjë dyshim” se Ministria Iraniane e Inteligjencës qëndron prapa komplotit për të sulmuar tubimin, sidomos pasi diplomati iranian Assadollah Assadi u arrestua me akuzën e planifikimit të këtij sulmi terrorist.

Paulo Casaca, ish-anëtar i Parlamentit Europian, ka thënë: “Unë isha një nga njerëzit e pranishëm atje më 30 qershor. Kështu që mund të them se, edhe personalisht, kam një çështje për Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Europian (EEAS) dhe nuk ka patur as edhe një fjalë nga EEAS mbi këtë çështje.”

Tëitter Ads info and privacy

Protestuesit kritikuan gjithashtu BE-në që hesht ndaj ekzekutimeve masive, shkeljeve të të drejtave njerëzore dhe shtypjes së grave në Iran.

Anëtari i NCRI-së Firouz Mahvi tha: “Ne presim që BE sot ta thyejë heshtjen. Duam që BE të jetë aktive dhe të marrë anën e popullit iranian.”

Londër

NCRI zhvilloi gjithashtu një protestë në Downing Street të shtunën, për të tërhequr vëmendjen ndaj abuzimeve të Regjimit Iranian me të drejtat njerëzore dhe për ta nxitur Kryeministren Theresa May që ta rritë trysninë mbi Regjimin.

Protestuesit thërrisnin me slogane për përmbysjen e Regjimit Iranian, duke përfshirë “Poshtë Rouhani! Poshtë Khamenei!” dhe “Ndryshim! Ndryshim! Ndryshim! Ndryshim regjimi në Iran!”.

 

NCRI dhe Amnesty International raportojnë se Irani ka ekzekutuar mbi 500 njerëz vetëm në 2017-ën – shifër që përbën gati 60% të ekzekutimeve të përgjithshme të rajonit – dhe se të paktën 31 janë bërë në publik. NCRI ka zbuluar gjithashtu se Regjimi Iranian ka ekzekutuar mbi 30 njerëz në shtator dhe të paktën pesë të rinj gjatë gjysmës së parë të 2018-ës.

Për më tepër, opozita iraniane ka thënë se mbi 70 njerëz që kanë mbështetur grevën e shoferëve në Iran janë arrestuar dhe kërcënuar me ekzekutim.
Në këtë event morën pjesë një numër folësish të cilët mbajtën fjalime para turmës rreth abuzimeve të të drejtave njerëzore në Iran.

Dr. Jocelyn Scotts dënoi përdorimin e dënimit me vdekje dhe torturës nga Irani, dhe vuri në dukje se populli iranain po proteston kundër këtij brutaliteti.

Ndërsa mbështetësja e NCRI-së Naghmeh Rajabi tha: “Duhet të ketë më shumë presion për t’i dhënë fund gjithë këtyre ekzekutimeve, sidomos varjeve në publik që bëhen atje.

Fëmijë, njerëz, njerëz të zakonshëm ecin nëpër rrugë dhe shohin trupa të varur në vinç. Kjo gjë po bëhet gati-gati normale në Iran dhe është absolutisht e papranueshme në shekullin e 21-të.”

Ajo këshilloi që nëse Mbretëria e Bashkuar ka ndërmend të vazhdojë biznesin me Iranin, atëherë duhet të marrë masa kundër abuzimeve të të drejtave njerëzore atje, por zgjidhja më e mirë do të ishte ndryshimi i regjimit.