E diel, 27 nëntor 2016
NCRI – Sot më 27 nëntor djali i të ndjerit Ajatollah Montazeri, Ahmad Montazeri , u dënua me burgim dhe dëbim nga komuniteti fetar, sipas një njoftimi në faqen zyrtare të Montazerit.
Për shkak të publikimit të arkivave të audios së babait të tij mbi masakrën e të burgosurve politikë në vitin 1988 në Iran, me akuzat e “veprimtarisë kundër sigurisë kombëtare dhe propagandës kundër publikimit të dokumenteve sekrete” Ahmad Montazeri është dënuar nga Gjykata Speciale e Klerikëve me 21 vjet burg dhe dëbim nga komuniteti fetar.
Sipas të njëjtit burim, të paktën gjashtë vjet burgimi do të bien mbi të.
Ahmad Montazeri gjithashtu është dënuar nga gjyqësori i mullahëve me dëbim nga komuniteti fetar, por për shkak të të qenit në familjen e një martiri, dëbimi do të pezullohet për tre vjet.
Aktgjykimi mund të apelohet në Gjykatën Special të Klerikëve.
Sfondi:
Gjykimi i zbuluesit të kasetës së audios mbi masakrën e 1988 në Iran
NCRI – Iran: Gjykimi i Ahmed Montazertit pa një avokat në Gjykatën Speciale të klerikëve me akuzën e “veprimtarisë kundër sigurisë kombëtare”
Sipas njoftimeve, Ahmad Montazeri, i biri i Ayatollah Hossein-Ali Montazeri (ish-Zv i Liderit Suprem dhe pasardhësi i emëruar i Khomeinit në atë kohë) ishte gjykuar në Gjykatën Speciale të klerikëve (SCC) në Qom, të mërkurën, 19 tetor, për publikimin e një arkivi audioje të takimit të babait të tij me “Komisionin e vdekjes”, përgjegjës për masakrën e 30.000 të burgosurve politikë në vitin 1988 në Iran.
Familja Montazeri njoftoi lajmin në kanalin e saj telegram, duke shtuar se seanca gjyqësore u mbajt me “dyer të mbyllura pa praninë e një avokati mbrojtës dhe jurisë.” Në deklaratë thuhet se Ahmad Montazeri u akuzua për “veprimtari kundër sigurisë kombëtare” dhe akuzat u lexuan nga Ansari-Zadeh, përfaqësues i prokurorit.
Ahmad Montazeri ka mohuar akuzat, por “me kërkesë të autoriteteve përkatëse, është vendosur të mos publikohet përmbajtja e takimit, derisa të shpallet vendimi i gjykatës,” shtoi familja e Ajatollah Montazerit.
Gjyqi filloi në 9:00 paradite dhe përfundoi rreth orës 13:00 të pasdites. Gjykata Speciale e klerikëve nuk ekziston në Kushtetutën e Republikës Islamike por Gjykata ka trajtuar raste akuzash dhe denoncimesh nga ky formacion për vite me rradhë. Gjykata është përgjegjëse vetëm para udhëheqësit suprem.
Në gusht të vitit 2016, faqja zyrtare e Ajatollah Montazerit botoi një arkiv audioje të mbledhjes së të ndjerit Ayatollah me anëtarë të “Komisionit të vdekjes”, duke përfshirë Hossein-Ali Nayerin, Morteza Eshraghin, Ibrahim Raeisin dhe Mostafa Hidh-Mohammadin (ministri aktual i Drejtësisë në administratën Rouhani) të cilët mbikëqyrën dhe miratuan të gjitha ekzekutimet gjatë masakrës së të burgosurve politikë në vitin 1988, pas një fetva nga lideri suprem i atëhershëm i regjimit, Ayatollah Khomeini. Në këtë takim, Ayatollah Montazeri përshkruan ekzekutimin në masë të burgosurve politikë si “krim të madh të kryer gjatë sundimit të Republikës Islamike” dhe u thotë atyre se do të mbahen mend në të ardhmen si kriminelë.
Përhapja e audios u prit me reagime të shumta në Iran dhe jashtë vendit. Shumica e zyrtarëve dhe figurave të Republikës Islamike si nga vija e ashpër edhe nga fraksionet reformiste, që mbajtën qëndrim për këtë çështje, mbrojtën vendimin e Khomeinit për ekzekutimin në masë të të burgosurve në vitin 1988. Megjithatë, figura të tilla si Ali Motahari kërkoi pranimin e fajit nga autorët ekrimit.
Organizata Popullore Mojahedin e Iranit (PMOI ose MEK), anëtarët dhe mbështetësit e të cilit përbëjnë shumicën e të ekzekutuarve në atë vit, bëri thirrje edhe një herë për drejtësi dhe gjykimin e udhëheqësve të Republikës Islamike me akuzën për “krime kundër njerëzimit”.
Përveç kësaj, 100 figura të shoqërisë civile, akademikë dhe aktivistë iranianë të të drejtave të njeriut që jetojnë jashtë vendit në një letër drejtuar Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së dhe Gjykatës Penale Ndërkombëtare u kërkoi këtyre institucioneve të njohin masakrën e të burgosurve politikë të vitit 1988 si “krim kundër njerëzimit”.
Gjatë ekzekutimit masiv të të burgosurve politikë në verën e vitit 1988 në Iran, disa mijëra anëtarë dhe mbështetës të PMOI-t dhe të disa grupeve të tjera opozitare u ekzekutuan nga regjimi iranian brenda pak muajsh.