Friday, March 29, 2024

Deputetët e regjimit Irani janë të trembur nga zgjatja e sanksioneve të miratuara nga Kongresi Amerikan

E enjte, 24 nëntor 2016

NCRI – Të martën, 22 Nëntor, regjimi i mullahëve ishte jashtëzakonisht i tronditur në lidhje me dekretin e kohëve të fundit të miratuar nga kongresi amerikan, pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Në një takim ku morën pjesë 220 deputetë u lexua një deklaratë ku i kërkohej regjimit të mullahëve të vepronte dhe të ndiqte marrëveshjen bërthamore të Iranit, të njohur si Plani Gjithëpërfshirës i Veprimit të Përbashkët (JCPOA).

Teksti në vijim është pjesë e deklaratës:
” Kongresi i SHBA-së kohët e fundit i zgjati sanksionet e vjetra ndaj Iranit edhe për 10 vjet. Po ashtu miratoi një ligj për të parandaluar shitjen e avionëve në vendin tonë. Ne si anëtarë të parlamentit mbështesim plotësisht fjalimin që është bërë sot në mëngjes nga kryetari i Parlamentit të Iran. Ne respektojë tërësisht qëndrimet e anëtarëve të kongresit amerikan sikurse edhe të Dhomës së Përfaqësuesve. Ne i kërkojmë qeverisë iraniane të marrë kundërmasa serioze në lidhje me marrëveshjen e Iranit (JCPOA), pasi parlamenti ka miratuar një ligj mbi të. Parlamenti i Iranit është i gatshëm gjithashtu për të ruajtur arritjet e Revolucionit islamik në industrinë paqësore bërthamore të vendit, si dhe nderin kombëtar. “
Kryetari i Parlamentit të Iranit, Ali Larixhani, në një takim të martën, tha në lidhje me këtë:
” Pothuajse 50 mocione u paraqitën në Dhomën e Përfaqësuesve kundër Marrëveshjes me Iranin dhe dy prej tyre janë miratuar si ligj javën e kaluar. Është e habitshme se kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve deklaroi se Irani ka shkelur marrëveshjen dhe me këtë pretendim donte të gjente një pretekst për të justifikuar masat e tyre të paarsyeshme dhe të papërgjegjshme. Argumenti kryesor i kundërshtarëve të marrëveshjes bërthamore ishte se Irani do të mashtrojë dhe nuk do t’i përmbushë detyrimet “.
Agjencia e Lajmeve e IRGC, e njohur si Fars News, ka njoftuar në lidhje me shitjen e avionëve Airbus dhe Boeing të regjimit të mullahëve. Lajmi thotë: “ndërsa Rouhani e konsideron një sukses nënshkrimin e një para-kontrate në lidhje me blerjen e avionëve mbas marrëveshjes bërthamore, kompanitë Boeing dhe Airbus u tërhoqën mbas zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe kontrata që është nënshkruar mbas Marrëveshjes me Iranin është e paqartë dhe e pasigurt. “
Lajmi thotë po ashtu: “Boeing-u ka bërë të ditur në mënyrë indirekte se premtimet nuk kanë ndonjë vlerë të veçantë dhe, si firmë ekonomike amerikane, kompania po ndjek presidentin e zgjedhur Trump dhe urdhrat e tij.”