Saturday, July 27, 2024

Konferenca e Parisit: Thirrje për Drejtësi; T’i jepet fund mosndëshkimit të autorëve të krimeve kundër njerëzimit në Iran, Siri

E diel, 27 nëntor 2016

Maryam Rajavi: Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i japë fund heshtjes së tij dhe mosveprimit përballë krimeve të mullahëve në Iran dhe në rajon.
Çdo zgjidhje që kërkon t’i japë fund Daeshit kushtëzohet me dëbimin e plotë të regjimit iranian nga rajoni, sidomos nga Siria. Populli i Iranit ndjen neveri për këtë luftë të ndyrë dhe mbështet popullin e Sirisë.

Një konferencë e titulluar, “Thirrje për Drejtësi: T’i jepet fund mosndëshkimit të autorëve të krimeve kundër njerëzimit në Iran dhe në Siri”, u mbajt të shtunën, 26 nëntor 2016, në qendrën e konferencave MUTUALITE në Paris, në prani të presidentes së zgjedhur të rezistencës së iranian Maryam Rajavit.
Në konferencë morën pjesë një numër personalitetesh të shquara politike dhe juristë nga Franca dhe Evropa, përfaqësues nga vendet e Lindjes së Mesme, si dhe një numër titullarësh të opozitës siriane.
Në fjalën e saj, znj Rajavi përshkroi politikën amerikane si shkatërruese për popullin e Iranit dhe të rajonit në 16 vitet e fundit, sepse i dha mbështetjen më të madhe regjimit klerikal në Iran. Me marrjen e detyrës nga administrata e re, populli dhe rezistenca iraniane dhe populli i rajonit shpresojnë që SHBA të rishikojë politikën e saj, tha ajo.
Maryam Rajavi përsëriti: Në krizën e tanishme në rajon, çdo zgjidhje që kërkon t’i japë fund luftës dhe pasigurisë, dhe në mënyrë specifike të trajtojë problemin e Daesh (ISIS / ISIS), duhet të këtë parasysh që t’i japë fund ndërhyrjes së regjimit në rajon, veçanërisht në Siri. Nuk ka gjë më katastrofike sesa bashkëpunimi me regjimin iranian për të luftuar Daeshin sepse kjo do të forcojë regjimin iranian dhe terrorizmin e tij, dhe do të ushqejë politikisht dhe socialisht Daeshin. Edhe pse Khamenei përpiqet të justifikojë pushtimin e vazhdueshëm të regjimit dhe masakrën në Siri me retorikën absurde të mbrojtjes së Mauzoleut të Shenjtë, popullit të Iranit i vjen neveri për këtë luftë të ndyrë dhe mbështet popullin e guximshëm dhe krenar të Sirisë.
Znj Rajavi tha: Të gjithë kujtojmë se si gjashtë fuqitë botërore, sidomos Shtetet e Bashkuara, iu dorëzuan kërkesave të regjimit gjatë bisedimeve bërthamore, duke u kënaqur me një tërheqje të vetme. Në atë kohë, paralajmërova kundër dhënies së lëshimeve të tilla të pajustifikuara mullahëve të cilat braktisnin zbatimin e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe përfundimin e plotë të projektit bërthamor të regjimit. Megjithatë, kjo marrëveshje, e cila mund t’i ofronte regjimit një mënyrë për të dalë nga kriza doli të ishte kundërproduktive. Varfëria dhe uria godasin popullin tonë më shumë se kurrë, dhe fraksionet e brendshme të regjimit kanë filluar të zgjidhin llogaritë e tyre. Sot, mullahët nuk janë më në gjendje të përmbajnë fraksionet e tyre të brendshme ose protestat sociale, si më parë. Regjimi i Velayat-e Faqih është në gjendje të vështirë në çdo aspekt, por rruga për ndryshimin e regjimit dhe krijimin e një republike pluraliste të bazuar në ndarjen e fesë nga shteti, shfuqizimin e dënimit me vdekje dhe barazinë e grave është më e arritshme se në çdo moment tjetër.
Presidentja e zgjedhur e rezistencës iraniane tha: shpresa jonë dhe shpresa e popujve të Lindjes së Mesme është që komuniteti ndërkombëtar të ndalojë politikën e saj të dhënies së koncesioneve regjimit të velayat-e Faqih dhe t’i japë fund heshtjes dhe mosveprimin përballë krimeve të regjimit në Iran dhe në rajon. Në vend të kësaj, presim që ata të respektojnë luftën e popullit iranian për liri dhe dëshirat e popujve të rajonit.
Konferenca u moderua nga Znj Sylvie Fasier, një përfaqësuese e zgjedhur e popullit të Francës. Ish-senatorja kolumbiane dhe kantidatja për presidente Ingrid Betancourt; Fatoumata Diarra, gjykatësja e Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) dhe e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) deri në vitin 2003; Senatori David Norris, ish kandidati për president nga Irlanda; Marcin Swiecicki, ish-kryetari i Bashkisë i Varshavës; Sir Geoffery Robertson, Kryetari i Gjykatës së OKB-së për Sierra Leone; Florence Berthout, kryetari i Qarkut 5 të Parisit; Bishop Jacques Gaillot nga Franca; dhe Tahar Boumedra, ish-shefi i zyrës së UNAMI-t të të drejtave të njeriut i ngarkuar me rastin e Ashraf-it; ishin në mesin e folësve.
Një pjesë e madhe e programit iu përkushtua Sirisë dhe situatës në Aleppo. Ish-kryeministri algjerian Sid Ahmed Ghozali, ish-zëdhënësi i qeverisë jordaneze dhe Ministri i Informacionit Saleh Qallab; Haitham Maleh, një lider i opozitës siriane dhe kryetari i Komitetit Ligjor të Koalicionit sirian; Michel Kilo, një anëtar i byrosë politike të Koalicionit Kombëtar të revolucionit dhe forcave opozitare të Sirisë; Gjyqtari François Colcombet nga Franca; Anwar Malik, gazetar dhe vëzhgues ndërkombëtar i të drejtave të njeriut nga Algjeria; Brita Hagi Hasan, kryetar i Këshillit Bashkiak të Aleppos; dhe Fadel Abdul ghany, drejtor i Qendrës siriane për të Drejtat e Njeriut folën në këtë pjesë të konferencës.
Një numër ish të burgosurish politikë dhe përkrahës të rinj të PMOI që kanë lënë kohët e fundit Iranin gjithashtu morën pjesë në konferencë duke shpjeguar përvojat dhe opinionet e tyre rreth represionit të gjithëpranishëm në Iran dhe aktivitetet e PMOI brenda vendit.
Një ekspozitë me imazhe të disa prej viktimave të masakrës së 1988 të 30.000 të burgosurve politikë në Iran u vizitua nga pjesëmarrësit në konferencë.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit
26 nëntor 2016