Bota duhet ti japi fund bllokimit nga regjimi i Iranit për inspektimin e armëve bërthamore

300

NCRI – Ne duhet të ndalojmë së injoruari pengimin e Iranit për inspektimet e armëve bërthamore, sipas ish-zëvendëspresidentit të Parlamentit Evropian.

Alejo Vidal-Quadras, një profesor spanjoll i fizikës bërthamore atomike, shkroi një artikull për Washington Examiner, në të cilin ai shpjegoi se Irani ka një histori të gjatë për pengimin e hetimeve në programin e tij bërthamor dhe kjo nuk ka ndryshuar gjatë dy viteve, që prej kohës kur u nënshkrua marrëveshja bërthamore.

Vidal-Quadras, i cili është gjithashtu presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Kërkimit të Drejtësisë (ISJ) me qendër në Bruksel, i cili kërkon të fitojë drejtësi për viktimat e masakrës iraniane të vitit 1988, shkruan: “Plani i Përbashkët i Plotë i Veprimit e ka përshkruar këtë çështje në mënyrë efektive duke e bërë teorikisht të mundur, që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) të kërkojë dhe të marrë akses në bazat ushtarake, por vetëm pas një proçesi njëmujor gjatë të cilit Republika Islamike mund të punojë për të fshirë provat e aktiviteteve të kaluara “.