Regjimi Irani reagon ashpër për shtypjen e fotografisë  së Maryam Rajavit në një botim të rëndësishëm universitar

484

E mërkurë, 05 tetor 2016 14:03

NCRI – Regjimi iranian ka mbyllur Shoqatën e të Diplomuarve të Universitetit të Teknologjisë në Sharif, një nga qendrat më të rëndësishme teknologjike në Iran, pas botimit të një fotografie të Maryam Rajavit, presidente e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, në listën më të të fundit të ish të diplomuarve të saj.

Fotografia e znj Maryam Rajavi u botua në seksionin e paraqitjes së të diplomuarve të Fakultetit të Inxhinierisë Metalurgjike.

 

  Zyrtarët e regjimit iranian dhe organizatat e lidhura me të reaguan me zemërim ndaj botimit të fotografisë së znj Rajavi duke e cilësuar atë si ” armiken numri 1 ” të regjimit.

Agencia Shtetërore Fars News citonte Hamod Fotohin, president i universitetit që thoshte: “Me t’u informuar për shpërndarjen e një numri të këtij botimi mes studentëve urdhëruam bllokimin e shpërndarjes së mëtejshme të tij dhe të gjitha ato që tashmë ishin shpërndarë të grumbulloheshin dhe të transferoheshin në Zyrën Herasat (organit shtetëror i ngarkuar për shtypjen e studentëve në universitete dhe shkolla). “

“Ndaluam aktivitetet e Shoqatës së të Diplomuar,” tha ai, duke shtuar  “Shoqata e të Diplomuarve  duhet të mbajnë përgjegjësi për atë që ka bërë. Ne do të vazhdojmë deri sa të gjejmë pse ka ndodhur kjo. Pa dyshim që do të merremi me ata që janë përgjegjës për shtypjen e fotografisë dhe botimin e librit. “

Çdo vit, meqë shkollat në Iran hapen në vjeshtë, Shoqata e të Diplomuarve mban një konferencë vjetore dhe boton informacione për një grup të diplomuarish të universitetit.

 Fotohi tha: “Kjo shoqatë nuk mbikëqyret nga universiteti, por ka një zyrë në universitet, të cilën tani e kemi mbyllur dhe jemi duke rishikuar këtë problem.”

Raja News, një tjetër website shtetëror citoi Fotohi-n që tha: “. Kjo çështje së shpejti do të rishikohet me ndihmën e organizatave të inteligjencës”

Botimi i fotografisë së  Maryam Rajavit gjithashtu tërhoqi në protestë më shumë se 30 anëtarë të parlamentit të regjimit iranian të cilët e pyetën ministrin e Arsimit të Lartë të regjimit  se “Çfarë fshihej mbas  botimit të fotografisë së lideres së Organizatës Popullore Mojahedin të Iranit (PMOI) në Botimin e Veçantë të Shoqatës së të Diplomuarve të Universitetit të Teknologjisë në Sharif? “

Shtetërorja Afkar News e përshkruante Maryam Rajavin si ” armiken numri 1 ” të regjimit dhe e  konsideron botimi e fotografisë një “akt të çuditshëm.”

Në një deklaratë të autoriteteve të regjimit në universitet thuhet: “Urdhri për ndalimin e të gjitha aktiviteteve të Shoqatës së të Diplomuarit është dhënë dhe të gjitha kopjet e librit janë mbledhur.”

“Me procedurat e nevojshme për t’iu kundërvënë ligjërisht shkelësave po merren autoritetet përkatëse,” shtonte deklarata.

Shoqëria islame, një ndër organet kryesore represive të regjimit në universitet, tha në faqen e lajmeve ANAJ se është bërë “thirrje në universitet për t’u marrë me këtë shoqatë.”

Shtetërorja Mashreq News paralajmëroi se “kur veprime të tilla bëhet rutinë në universitete ato me gjasë të çojnë në rebelim dhe kaos në atmosferën shkencore të vendit.”

Mashreq News shkruan: “Në një lëvizje interesante, universitetet industriale të vendit kanë mirëpritur studentët e rinj me propagandë për PMOI. Prandaj, në këto rrethana, nuk është e qartë çfarë drejtimi do të marrë  viti i ri shkollor dhe studentët? “

“Në fillim të këtij viti shkollor po vëmë re akte të devijuara në universitetet e rëndësishme industriale të vendit gjë që është një burim shqetësimi.”

“Kështu, në një lëvizje të çuditshme, Universiteti i Sharif-it botoi fotografi të Maryam Rajavit në botimin e tij të veçantë mbi të diplomuarit. Kjo ndodh, ndërkohë që universitetet janë duke mirëpritur studentët e rinj për vitin e ri shkollor. Kur veprime të tilla bëhet rutinë në universitete, ato me gjasë të çojnë në rebelim dhe kaos në atmosferën shkencore të vendit. “