Forcat e sigurisë së regjimit të Iranit kanë therur kuajt që i përkisnin korrierëve të varfër të kufirit, të njohur si ‘Kulbar’ në rajonin e kufirit perëndimor të Iranit, nën pretekstin e luftës ndaj kontrabandës së mallrave.
Përveç dhunimit të ligjit dhe moralit, ky veprim është një kërcënim serioz për shëndetin e banorëve të këtij rajoni.
Lajmi i therjes së pothuajse 90 kuajve në pyllin Amir-Abad në Oshnaviyah, në Provincën e Kurdistanit në Iran, ka provokuar reagime të ndryshme.
Sipas një raporti më 5maj në Gazetën e Iranit, e cila drejtohet nga shteti, 90 kuajt u vranë në tre periudha të shkurtra gjatë muajit të kaluar.
Osman Mozain, një avokat, i tha gazetës se kuajt përdoreshin për të udhëtuar në rajonet malore të provincës ku nuk ka rrugë. Ai tha: “Fermerët përdorin kuajt dhe mushkat në këto zona për të mbajtur ngarkesa.”
Mozain tha se disa kuaj u vranë edhe pse nuk ishin përdorur për të transferuar mallra përtej kufirit. Ai shtoi: “Arsyeja që japin forcat e sigurisë është që këta kuaj ngarkoheshin me mallra për kontrabandë.”