Në disa sulme më 1 Maj 2018 (Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve), me qindra të rinj dhe punëtorë u arrestuan dhe u torturuan në qytetin jugperëndimor Ahvaz të pasur me naftë, në provincën e Khuzestanit, nga forcat e sigurisë dhe agjentët e inteligjencës me akuza të ndryshme false.
Më shumë se 100 nga të ndaluarit, të cilët ishin transferuar në Burgun Sheiban në qytetin Whace dhe torturuar me kamzhikë dhe zorra, u dërguan përpara gjyqtarit fetar të Mullahut për të marrë dënimet e tyre. Mes tyre, ka një grup punëtorësh të plantacionit të kallam sheqerit në Haft-Tapeh, të cilët u sulmuan dhunshëm nga agjentët e regjimit teksa po përgatitnin dhe ngjisnin flamujt e protestës.
Një vizitë e menjëhershme investiguese në burgjet e Ahvazit nga përfaqësues të OKB dhe organizatave ndërkombëtare është absolutisht e nevojshme.
Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit
5 Maj, 2018