Wednesday, September 11, 2024

Regjimi i Iranit kërcënon familjen e të burgosurit politikë për mbështetjen e grevës së tij

E diel, 17 shtator 2017 

Nga stafi i NCRI-së

NCRI – Sipas njoftimeve, agjentët e inteligjencës iraniane, përmes thirrjeve telefonike, kanë kërcënuar familjen e një të burgosuri politik për t’i hapur një çështje të re gjyqësore.

Kërcënimet erdhën, pasi mesazhi zanor i të burgosurit u bë publik në mëngjesin e 24 Gushtit 2017, nga burgu qendror i Ardabilit në solidaritet me të burgosurit politikë në burgun Gohardasht.

I burgosuri politik arab, Maher Ka’bi, u ka bërë thirrje të gjitha organizatave për të drejtat e njeriut si Amnesty International dhe gjithashtu Parlamentit Evropian, për të trajtuar situatën e të burgosurve politikë në Iran.