Saturday, July 27, 2024

Gjenevë: Shfaqje dhe ekspozitë në rrugë, që ilustron gjendjen e tmerrshme të të drejtave të njeriut në Iran

E shtunë, 16 shtator 2017 

Nga stafi  i NCRI-së

NCRI – Iranianët dhe përkrahësit e rezistencës iraniane organizuan një shfaqje në rrugë dhe ekspozitë të mirëmenduar, që përshkruan gjendjen e tmerrshme të të drejtave të njeriut në Iran para Palais des Nations, Selisë Europiane të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, të premten, më 15 Shtator.

Ekspozita nxorri në pah masakrën e 30,000 të burgosurve politikë, shumica dërrmuese e tyre aktivistë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI / MEK), në verën e vitit 1988, në bazë të një dekreti të lëshuar nga Ruhollah Khomeini, themeluesi i Republikës Islamike.