E diel, 17 shtator 2017
Të shtunën, më 16 shtator, gati dy mijë nëpunës civilë në pension, duke përfshirë mësues nga provincat e Teheranit, Alborz, Isfahan, Khorasani Qendror e Jugor, Khorasani Veri, Khorasan Razavi, Gilan, Mazandaran, Kermanshah, protestuan për jetesën e tyre të vështirë, përpara sallës Vahdat në Teheran. Ata thërrisnin:
“Mjaft tiranisë dhe shtypjes, tryeza jonë është e zbrazët”, “Ne nuk rrimë të qetë deri sa të fitojmë të drejtat tona”, “Një përvetësim më pak, problemi ynë është zgjidhur”. Në pankartat që u mbajtën nga protestuesit, shkruhej: “Rouhani, Rouhani, mbani premtimet tuaja”. Forcat policore rrethuan tubimin për të parandaluar përhapjen e mitingut.
Gjithashtu, qindra personel ushtarak në pension, protestuan përpara zyrës së presidentit të mullahëve, Rouhanit, në Teheran. Ata talleshin me sloganet mashtruese të Rouhanit dhe thërrisnin: “Qeveria e maturisë dhe shpresës, e cilës shpresë? Cilës shpresë?”
Ndërkohë, gjithashtu në qytete të ndryshme në vend u mbajtën protesta nga pensionistët.