Monday, September 9, 2024

Regjimi I Iranit Hap Zjarr Fatal Mbi Protestën E Madhe Në Kazerun

 

Përplasje vdekjeprurëse shpërthyen të mërkurën mbrëma (16 maj, 2018) ndërmjet banorëve dhe forcave të sigurisë së shtetit në Kazerun, në Iranin jug-perëndimor, pasi autoritetet kishin shtypur një protestë paqësore anti-regjim në qytet pak më përpara gjatë ditës.

Raportet e aktivistëve në skenë thonë se të paktën tre protestues u vranë, dhjetra u plagosën dhe deri në 150 veta u arrestuan teksa regjimi përpiqej të shtypte kundërshtimet e mëtejshme. Gjatë përplasjeve, një stacion policie dhe një makinë policie morën flakë. Video klipet përmes aktivistëve të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit Iranian (PMOI ose MEK) në vend.