Iran: Punëtorët dhe Tregtarët Protestojnë në Disa Qytete

314

 Të mërkurën, 16 maj, punëtorët e Kompanisë Hepco, një prodhues i makinerisë së rëndë në qytetin qendror Arak, protestuan për të katërtën ditë rresht. Ata thirrën me slogane kundër zyrtarëve të regjimit.

Ashtu si në ditët e mëpërparshme, protestuesit bllokuan linjën hekurudhore veri-jug duke qëndruar të ulur mbi hekurudhë.

Ata kërkuan pagesën e rrogave të tyre të prapambetura, benefiteve dhe garancive për sigurinë e punës.

Në Teheran, personeli i metrosë në linjën Teheran-Karaj ndaluan punën e tyre për të protestuar kundër mos-pagesës së rrogave të prapambetura. Në stacionin e metrosë Chitgar, njerëzit që prisnin për mbërritjen e trenave thirrnin “vdekje diktatorit.”

Në Ahvaz, në Iranin jug-perëndimor, fermerët e orizit vazhduan të mblidhen përballë njësisë qeverisëse të qytetit për të protestuar një ndalim në kultivimin e orizit në verë, gjë që do të krijonte shumë vështirësi për ta.

Banorët e fshatit Mehdi-abad, pranë qytetit qendror Qazvin, i detyruan forcat e sigurisë dhe autoritetet e regjimit të arratisen nga zona. Autoritetet ishin përpjekur të merrnin tokën në të cilën ata punonin.

Në qytetin perëndimor Baneh, tregtarët vazhduan të protestonin kundër premtimeve boshe të regjimit për hapjen e kufijve dhe uljen e tarifave doganore.

Të mërkurën, në qytetin qendror Isfahan, një grup tregtarësh në pazarin Naghsh-e Jahan bënë grevë për të protestuar rritjen në kursin e këmbimit të dollarit. Një protestë e ngjashme u mbajt nga tregtarët në qytetin jugor Bandar Abbas, në pazarin Tarikeh, në qytetin perëndimor Kermanshah, dhe në Qeshm.

Të martën, depozituesit e institucioneve kreditore Arman dhe Afzal Toos protestuan në tre pjesë të Teheranit. Në qytetin verior Rasht, një grup depozituesish të institucionit kreditor Caspian, dhe në qytetin jugor Dezful, depozituesit e institucionit kreditor Arman-Vahdat u mblodhën në protestë duke kërkuar rikthimin e depozitimeve të tyre.

Në të njëjtën ditë, në qytetin Isfahan punëtorët e hekurudhës bënë grevë. Punëtorët protestues kanë katër muaj që nuk marrin rroga dhe nuk kanë marrë benefitet e shëndetësisë për më shumë se një vit.

Në ditët e mëparshmë, protesta të ngjashme u mbajtën nga punëtorët e hekurudhave në qytetet Mashhad, Islamshahr, Zanjan, Tabriz, Damghan dhe Bafgh.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
16 maj, 2018