Saturday, September 7, 2024

Regjimi i Iranit është shkaku i katastrofës mjedisore mbarëkombëtare

Një numër i madh njerëzish në Isfahan, Irani qendror, organizuan një demonstratë në qendër të qytetit të shtunën në mëngjes, më 10 mars 2018, në shenjë proteste ndaj sulmit të regjimit mbi fermerët e privuar në lindje të Isfahanit dhe në solidaritet me ta.

Populli i Varzanehut, Ejiyehit dhe Ziyarit (në lindje të Isfahanit) organizoi protesta dhe demonstrata të gjera të premten, më 9 mars, të cilat vazhduan gjatë natës.

Populli i Isfahanit u mblodh në urën Khajoo dhe përgjatë Zayandeh Rood dhe protestoi kundër politikave anti-popullore të regjimit klerikal që kanë çuar në tharjen e këtij lumi të madh në Iranin qendror. Protestuesit thërrisnin: “Sot është dita kur fermerët e varfër po mbajnë zi” dhe “nëse nuk u jepni (fermerëve)pjesën e ujit, ne do të japim jetën tonë për të”.