Friday, March 29, 2024

Ministri i brendshëm i regjimit të Iranit: Protesta në 100 qytete, përleshje në 42 qytete, dhe ende përballemi me të njëjtat incidente

 Zëvendësministri i Brendshëm: Protestat kapërcyen të gjitha rrymat politike në vend; u përhapën shumë shpejt, dhe dhuna qe më e madhe se kurrë. Shumica e të arrestuarve nuk kishin dosje sigurie dhe 85% ishin nën moshën 35 vjeç.

Pavarësisht nga të gjitha gënjeshtrat dhe mashtrimet për të fshehur përmasat reale të kryengritjes në dhjetorin dhe janarin e kaluar, regjimi klerikal në mënyrë të pashmangshme pranoi shtrirjen e kryengritjes përmes komenteve të Ministrit të saj të Brendshëm. Ai tha: “Karakteri kryesor i protestave ishte shtrirja e tyre e madhe. Sa hap e mbyll sytë, protestat u përhapën në 100 qytete, dhe patëm përleshje në 42 qytete … Protestat u përhapën në qytete dhe fshatra emrat e të cilave ndoshta shumë nuk i kishin dëgjuar ndonjëherë deri atëherë. Duke qenë se niveli i pakënaqësisë ishte përshkallëzuar dhe bërë i njohur, protestat arritën të shpërthenin kudo … Rreth 900 policë u goditën dhe u plagosën “.

Rahmani Fazli, i cili nuk mundi t’i fshihte shqetësimet e tij për ringjalljen e kryengritjeve, tha: “Duke i riparë më me kujdes, kemi ardhur tek faktorë të tjerë që ishin themeli kryesor i incidenteve dhe fatkeqësisht jemi ende të ekspozuar ndaj këtyre incidenteve “Në një pohim publik lidhur me urrejtjen ndaj regjimit klerikal, sidomos nga brezi i ri, ai tha,” Pas 39 vjetësh … kemi një gjeneratë që, brenda kuadrit të sistemit dhe vlerave fetare, ka tendenca, besime, mendime, marrëdhënie, kërkesa, bindje dhe nevoja të ndryshme. Ai shtoi se shpërfillja e këtyre kërkesave “do të shkaktonte akumulimin e pakënaqësisë dhe frustrimet përfundimisht do të dilnin diku.” (Iran, e përditshmja shtetërore – 11 mars).