Sunday, September 8, 2024

Iran: Vazhdojnë demonstratat dhe përplasjet mes fermerëve dhe forcave represive

Të premten, mijëra fermerë në qytetet e Isfahanit lindor marshuan dhe organizuan një demonstratë masive për të fituar të drejtat e tyre të ujit. Një numër fermerësh ishin mbështjellë me qefin ku shkruhej: “Do të qëndrojmë deri në pikën e fundit të gjakut “. Ata thërrisnin:

“Rouhan, gënjeshtar, Zayandeh Rud është e drejta jonë”; “Edhe nëse vdesim, do të marrim të drejtat tona”; “Autoritete të papërgjegjshme, turp të keni; turp të keni.”

Rojet anti-trazira sulmuan protestuesit me gaz lotsjellës dhe me armë, por fermerët rezistuan kundër tyre. Shtatë të rinjë  nga Varzanehi u plagosën dhe disa të tjerë u goditën dhe u rrahën si rezultat i këtij sulmi. Populli mbrojti veten me shkopinj druri dhe gurë. Forcat represive arrestuan një numër fermerësh protestues.