Friday, March 29, 2024

Maryam Rajavi: Gratë pioniere dhe një gjeneratë  njerëzish që kërkojnë lirinë dhe barazinë- me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas 2017

E martë, 07 Mars 2017

Konferencë ndërkombëtare e mbajtur në Tiranë, Shqipëri, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Morën pjesë Maryam Rajavi, personalitete politike dhe aktivistë të lëvizjes për barazi nga vende të ndryshme. Në Konferencën me titull, “Gratë në Lidershipin politik”, u mbajtën fjalime mbi kërcënimin e tiranisë fundamentaliste dhe misogjine të mullahëve në Iran, rezistencën e grave iraniane kundër regjimit dhe rolin pionier të heroinave avanguardiste të Ashrafit. Maryam Rajavi  bëri komentet e mëposhtme në konferencë.

Motra të dashura!

Bashkëatdhetare të dëshiruara për liri dhe barazi në Iran,

Shoqe guximtare që rezistoni si të burgosura politike,

Gra dhe burra liridashës të lëvizjes për barazi,

Ju përgëzoj të gjithëve në Ditën Ndërkombëtare të Gruas!

Po ashtu do të doja të përshëndesja mijërat e grave të guzimshme që janë torturuar ose ekzekutuar nga regjimi klerikal gjatë luftës së tyre kundër velayat-e faqih-it.

Jam e kënaqur që këtë vit, kremtojmë Ditën Ndërkombëtare të Gruas në prani të një grupi prej 1000 grash pioniere të Ashrafit, mbrojtja e të cilave kundër sulmeve të regjimit klerikal përbënte pjesë të përpjekjeve dhe luftës së motrave tona në mbarë botën në vitet e fundit.

Zhvendosja e sigurt e PMOI-t nga Kamp i Lirisë dhe jashtë Irakut, që u bë në mënyrë kolektive si organizatë, ishte një goditje e rëndë për regjimin e mullahëve. Siç tregohet nga sulmet e tyre të ashpra me raketa, ata donin të shkatërronin forcën kryesore të alternativës së regjimit të tyre. Por dështuan. Prandaj, do të doja t’i shprehja vlerësimet e mia të sinqerta qeverisë dhe popullit të Shqipërisë për nismën e tyre të madhe. Me këtë akt e prezantuan Shqipërinë si një shembull të lirisë dhe humanizmit në botën e sotme.