Friday, March 29, 2024

Parlamentarët Gjermanë Vizitojnë PMOI/MEK në Shqipëri dhe Takohen me Politikanë të Vendit

 Një delegacion prej gjashtë vetash, që përfshinte parlamentarë gjermanë dhe aktivistë të shoqërisë civile të kryesuar nga Rita Süssmuth, ish-presidente e Bundestag, shkoi në Tiranë për tre ditë, 21-23 tetor, për të vizituar anëtarët e opozitës PMOI/MEK në Shqipëri.

Gjatë kësaj vizite, ata u takuan gjithashtu me zyrtarë të qeverisë dhe figura të shquara politike të vendit, dhe zhvilluan një konferencë të madhe të përbashkët me parlamentarë e OJQ nga Shqipëria.

Përfaqësuesit e Parlamentit Federal, Martin Patzelt anëtar i komisionit të të Drejtave të Njeriut nga partia Demokratike Kristiane, Thomas Nord anëtar i Komisionit të BE nga Partia e Majtë dhe Zëvendës-President i kësaj partie në Parlament, Otto Bernhardt ish Zëvendës-Kryeministër dhe Anëtar i Bordit të Drejtorëve të Fondacionit Konrad Adenauer dhe Znj. Hille Gosejacob-Rolf, Drejtore Ekzekutive e Komitetit Gjerman për Solidaritetin me një Iran të Lirë, DSFI, dhe Christian Zimmermann, botuesi i Gazetës së të Drejtave Njerëzore të Spotlight Menschenrechte, ishin anëtarët e tjerë të bordit.

Më 21 tetor, delegacioni vizitoi Kampin Ashraf, vendbanimin e PMOI/MEK, për 5 orë dhe u takua me një numër të madh anëtarësh të Muxhahedinëve, të mirëpritur ngrohtësisht nga Muxhahedinët në mbërritjen e tyre. Përfaqësuesit e Muxhahedinëve përmblodhën shkurt për delegacionin zhvendosjen e suksesshme të tyre nga Iraku në Shqipëri dhe përpjekjet e tyre për të ndërtuar një vendbanim të ri, dhe theksuan se kostot e jetës së përditshme dhe të shërbimeve mjekësore në Shqipëri po paguhen nga Organizata Muxhahedine.

Rita Süssmuth u habit nga gjallëria e banorëve, si dhe nga vëllimi i ndërtimit që ishte bërë brenda një periudhe vetëm një-vjeçare, dhe tha, “Gjallëria juaj tregon për një kulturë dhe një mënyrë të re jetese, e cila nuk njihet mirë nga të tjerët.” Ajo tha: Ju admiroj vazhdimisht për faktin që nisni gjithmonë nga e para dhe ndërtoni përsëri.

 

Delegacioni vizitoi vende të ndryshme dhe pas vizitës në punishten e marangozëve, ata shkuan në sallat sportive të futsal, volejbollit dhe basketbollit, dhe biseduan me anëtarët, sidomos me të rinjtë. Ata vizituan gjithashtu të rinjtë që janë aktivë në fushat e muzikës, arteve, video klipeve, komedive, dokumentave historike, si dhe qendrën mjekësore, ku mjekë, dentistë dhe dhjetëra vetë nga personeli mjekësor i muxhahedinëve, si dhe doktorë e specialistë nga Shqipëria dhe vende të tjera po punonin për të siguruar pjesë të nevojave mjekësore të banorëve.

Më pas, delegacioni u bashkua me një mbledhje të anëtarëve të PMOI/MEK të cilët shprehën ndjenjat e tyre. Përfaqësuesi i banorëve e shprehu këtë ndjenjë si një shenjë të vlerësimit që PMOI ka për përpjekjet e shumta të bëra nga Grupi Gjerman i Miqësisë gjatë projektit të suksesshëm humanitar të zhvendosjes së MEK nga Iraku në vendet europiane, përfshirë Shqipërinë.

Otto Bernhard tha, ju keni bërë një rrugë të gjatë, por pjesa e mbetur drejt qëllimit duhet të jetë e shkurtër. Qëllimi është çlirimi i Iranit dhe duhet ta arrijmë këtë qëllim së bashku.

“Fuqia e syve dhe gjallërisë suaj është motivuese për mua, dhe reflekton besimin tuaj në qëllimin që keni,” tha Rita Süssmuth dhe përsëriti se, jeni edhe më të gjallëruar se ç’ishit në Ashraf e në Liberty. Vazhdoni luftoni.

Përfaqësuesi Thomas Nord tha, një nga pyetjet që i kam bërë gjithmonë vetes ka qenë se si disa njerëz luftojnë për dekada të tëra për liri e demokraci, dhe vazhdojnë ende të jenë të motivuar. I mora përgjigjet e pyetjeve të mia sot në Ashraf-3. Secili prej jush mund të kishte patur një jetë të mirë në një cep të botës duke qëndruar në opozitë ndaj regjimit, por ju keni zgjedhur një rrugë tjetër duke luftuar kolektivisht, gjë që është e rëndësishme. Ju uroj juve dhe ne të gjithëve fitore në këtë rrugë.

Christian Zimmermann tha, e konsideroj veten pjesë të Ashraf. Është një çështje debati në Gjermani dhe Europë se cila është alternativa ndaj mullahëve. Unë them: kushdo që dëshiron ta dijë alternativën le të vijë në Ashraf 3.

Znj. Hille Gosejacob-Rolf dhuroi disa mbulesa tavoline me flamurin e Iranit për gratë e MEK dhe lavdëroi rolin e tyre.

Më pas, Rita Süssmuth, se bashku me anëtarë të tjerë të delegacionit, i prezantoi një pikturë të madhe të Reichstag (ndërtesa e Parlamenteve Gjermane) përfaqësuesit të MEK.

Delegacioni gjerman u takua gjithashtu me Zëvendës Kryeministren Senida Mesi, Ministrin Pandeli Majko, Kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi, ish-Kryeministrin dhe liderin historik të Shqipërisë Sali Berisha, liderin e opozitës dhe të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë vizitës, si dhe me kryetarët e dy grupeve të mëdha socialiste dhe demokratike në parlamentin shqiptar. Politikanët shqiptarë vunë theksin në suksesin e projektit të zhvendosjes dhe në ekzistencën e një konsensusi të plotë midis të gjitha grupeve parlamentare shqiptare për pranimin e MKO. Ata shprehën shqetësimin e tyre për zgjerimin e shërbimeve sekrete të regjimit iranian në Shqipëri dhe për nevojën e kundërvënies ndaj veprimtarive të Ministrisë së Inteligjencës dhe të agjentëve të regjimit në Shqipëri.

Të hënën në mbrëmje, delegacioni gjerman zhvilloi një takim të madh të përbashkët të titulluar “Solidaritet me Rezistencën Iraniane / Demaskimi i Fondamentalizmit Islamik dhe i Sponsorizimit Shtetëror të Terrorizmit nga Regjimi Iranian në Europë dhe Ballkan” në Tirana International Hotel, ku u ndodhën të pranishëm një numër i madh politikanësh, aktivistësh të të drejtave njerëzore dhe përkrahës shqiptarë të Rezistencës Iraniane. Konferenca u mbulua gjerësisht nga shtypi shqiptar.

Duke iu referuar vizitave të bëra nga delegacioni gjerman në Kampin Ashraf-3, Rita Süssmuth tha: Ne u habitëm nga progresi i bërë nga MEK, dhe ky progres nuk do të kishte qenë i mundur pa bashkëpunimin konstruktiv të qeverisë dhe shoqërisë civile në Shqipëri. Ajo vazhdoi: Ata (MEK) janë mbështetur në autonominë e vet financiare, dhe i kanë siguruar vetë fondet për të gjitha shpenzimet dhe costot e ndërtimit. Ata janë demokratë, vullnetarë, të gjallë e aktivë, thellësisht kundër diktaturës dhe të përkushtuar ndaj kauzës së lirisë. Martin Patzelt tha: situata në Iran po evoluon shumë shpejt dhe ne jemi dëshmitarë që politika ndaj regjimit po ndryshon. Edhe pse Europa ka qenë mbështetëse e një pakti bërthamor me regjimin, krizat e brendshme e ndërkombëtare të Regjimit Iranian, si dhe politikat e tij destruktive dhe mbështetja që ai i jep terrorizmit, e kanë bërë të vështirë që Europa të vazhdojë ta përkrahë. Një krizë serioze në marrëdhëniet midis Europës dhe regjimit iranian është shkaktuar nga aktet terroriste të regjimit në Europë. Otto Bernhard bëri thirrje për përjashtimin e agjentëve zyrtarë e jozyrtarë të shërbimeve të inteligjencës së regjimit dhe vuri në dukje se policia gjermane ka arrestuar një diplomat terrorist të Iranit i cili i është dorëzuar para pak kohësh Belgjikës për të dalë para gjyqit. Regjimi iranain po bënte përpjekje për mos-ekstradimin e tij. Lidhur me këtë, një tjetër diplomat i regjimit iranian është përjashtuar nga Franca dhe dy diplomatë të tjerë të regjimit janë përjashtuar nga Hollanda më përpara. Franca ka sanksionuar Ministrinë e Inteligjencës së Regjimit Iranian.

Europa ka vendosur që t’i kufizojë shërbimet e inteligjencës së regjimit në Europë. Kjo për shkak se, lënia e lirë e tyre në zemër të Europës do ta vërë në rrezik vetë sigurinë e Europës.

Dhe ne besojmë se është e rëndësishme që Shqipëria të mos i lejojë agjentët e inteligjencës iraniane të hyjnë në Shqipëri. Sepse jemi informuar që Ministria Iraniane e Inteligjencës këtu – në Shqipëri – është gjithashtu shumë aktive kundër Rezistencës Iraniane, dhe e dimë që regjimi po bën shumë propagandë. Edhe ne vetë kemi qenë shënjestër e kësaj propagande, dhe duke patur parasysh historinë e gjatë të bashkëpunimit tonë me Rezistencën Iraniane, e kuptojmë qëllimin e propagandës së regjimit. Një regjim që është i pushtuar nga kriza, dhe me një të ardhme shumë të pasigurtë, po përpiqet ta diskreditojë e ta sulmojë këtë rezistencë, e cila është alternativa kryesore ndaj regjimit. Znj. Rajavi është një mbështetëse e akredituar e demokracisë, kështu që ne duhet të përpiqemi t’i njohim ata në Europë. Plani i saj me dhjetë pika për të ardhmen e Iranit përputhet plotësisht me vlerat tona. Z. Thomas Nord, në këto takime, shprehu mbështetje për MEK si luftëtarët e lirisë së Iranit të cilët luftojnë për demokraci dhe për të drejtat njerëzore, dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund diktaturës fetare në Iran.