Punëtorët protestues të Fabrikës kryesore të kallam sheqerit në Iran ndërpresin faljet shtetërore të së premtes

387

 

Punëtorët e irrituar të Kompleksit Industrial të Kallam Sheqerit Haft Tappeh e vazhduan grevën për të dymbëdhjetën ditë të premten, më 16 nëntor, me një tubim përpara zyrës së guvernatorit të Shush dhe me demonstrata në rrugët e qytetit. Ata thërrisnin:

“Mos kini frikë, mos kini frikë, jemi të gjithë bashkë”, “Nuk e pranojmë poshtërimin”. Në protestë ndaj shkatërrimit të këtij magneti ekonomik të vendit nga regjimi klerikal, në një veprim simbolik, punëtorët sollën arkivolin e Haft Tappeh duke thirrur: “Sot është ditë zie”.

Punëtorë nga pjesë të ndryshme të fabrikës u grumbulluan në vendin e shfaqjes së faljeve të së premtes të regjimit, dhe duke i kthyer shpinën folësit të ceremonisë, e duke thirrur “Përballë kam atdheun, shpinën i kthej armikut”, “punëtori vdes, nuk e pranon poshtërimin”, “Vdekje tiranit; Punëtori le të ketë Paqe” i ndërprenë këto ceremoni hipokrite e mashtruese.

Kompleksi Industrial i Kallam Sheqerit Haft Tappeh ka rreth 4,000 punëtorë zyrtarë të përhershëm dhe me kontratë. Raundi i ri i grevës së punëtorëve po zhvillohet në protestë ndaj mos marrjes së rrogave e sigurimeve për muaj të tërë dhe ndaj kushteve të rënda të jetesës për të gjithë punëtorët. Punëtorët bëjnë thirrje për themelimin e këshilleve të pavarur të punës dhe për përcaktimin e statusit të këtij kompleksi të madh ekonomik të vendit. Autoritetet e regjimit dhe pronari plaçkitës refuzojnë të merren me kërkesat legjitime të punëtorëve duke u dhënë premtime boshe.

Duke përshëndetur grevistët, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, tha: “Punëtorët e Fabrikës së Kallam Sheqerit Haft Tappeh, me sloganin ‘As kërcënimet, as burgosja, nuk kanë më asnjë efekt’, janë ngritur kundër shtypjes mbi punëtorët, dhe me sloganin ‘Jemi të uritur’, i bëjnë thirrje çdo qenieje të fisme njerëzore për të ngritur krye kundër regjimit plaçkitës klerikal.” Ajo i nxiti organizatat ndërkombëtare të të drejtave njerëzore dhe unionet e profesioneve e të punës në mbarë botën që t’i mbështesin punëtorët grevistë në Iran.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
17 nëntor 2018