Të paktën 12 mësues janë arrestuar, ndërsa 30 të tjerë janë thirrur për t’u marrë në pyetje, gjatë grevës mbarëkombëtare të mësuesve iranianë që u zhvillua këtë javë.
Të enjten, më 15 nëntor, Këshilli i Koordinimit të Organizatave të Profesionit të Mësuesve publikoi një deklaratë në llogarinë e tij në Telegram, ku raportonte arrestimet.
Deklarata lexon: “Aktivistët janë thirrur në Agjensinë e Inteligjencës, në Departamentin e Inteligjencës së Trupave të Gardës Revolucionare, në Agjensitë e Mbrojtjes dhe Policinë e Sigurisë në pothuajse të gjitha provincat që kanë marrë pjesë në grevë. Të paktën 30 aktivistë, duke përfshirë Eskandar Lotfi, një anëtar i Këshillit të Koordinimit të Mësuesve të Iranit, janë thirrur e marrë në pyetje, ndërsa mbi 50 mesazhe kërcënuese janë marrë nga aktivistët.”
Në deklaratën e tij, Këshilli Koordinues i Organizatave të Profesionit të Mësuesve dënon shtypjen dhe arrestimet, ndërkohë që paralajmëron Regjimin për pasojat e këtyre arrestimeve. Ata nxisin gjithashtu autoritetet që t’i lirojnë menjëherë dhe pa kushte të arrestuarit, si dhe t’i japin fund shtypjes së anëtarëve të unioneve të profesioneve dhe të mos i akuzojnë për krime që nuk i kanë bërë.