Greva e punëtorëve të çelikut të Ahvazit me sloganin Unitet, Unitet
Mëngjesin e së shtunës, më 17 nëntor, punëtorët e zellshëm të Fabrikës së Kallam sheqerit Haft Tappeh u grumbulluan përpara këtij kompleksi dhe marshuan drejt zyrës së guvernatorit në radhë të dendura.
Të rinjtë, studentët dhe familjet e punëtorëve morën pjesë gjerësisht në këtë demonstratë. Gratë luajtën një rol të rëndësishëm përpara demonstruesve.
Kjo demonstratë masive u zhvillua pavarësisht masave represive dhe krijimit të një atmosfere frike e terrori, duke përfshirë praninë e qindra forcave speciale e represive pranë zyrës së guvernatorit dhe në qytet.
Protestuesit thërrisnin: “Ne jemi punëtorë të Haft Tappeh, jemi të uritur, të uritur”, “Poshtë tirani, rroftë punëtori”, “Punëtori vdes, por nuk pranon poshtërimin”, “Një vjedhje më pak dhe problemi ynë zgjidhet!”, “duhet të shpallet tradhtia e autoriteteve”, “nuk duam zyrtarë të paaftë”, “Qeveri, hajdutë, bashkim i lumtur!”
Protestuesit, duke përfshirë studentët, mbanin banderola të shkruara me dorë ku lexohej: “Jemi fëmijë të Haft Tappeh, jemi të uritur”, “Babai jepte ujë, Babai jepte bukë, nuk është më slogani ynë; Babai dha jetën e tij”, “Nuk duam premtime të rreme, duam të drejtat tona.”
Në protestën e tyre ndaj papunësisë, varfërisë e urisë, punëtorët vendosën në mënyrë simbolike tryeza boshe përpara tregut dhe zyrës së guvernatorit.