Monday, February 6, 2023

Pse kemi nevojë për ndryshimin e regjimit në Iran?

NCRI – Në javët e fundit, kemi vërejtur një lajm në lidhje me Iranin dhe në mënyrë eksplicite atë që quhet marrëveshja e Iranit, si nga degët kryesore ashtu edhe nga grupet e përkrahjes të krahut të djathtë.

Pse po ndodh e gjitha kjo tani? Për shkak se po afrohet 15 tetori, dhe një ligj kërkon, që presidenti të informojë Kongresin çdo 90 ditë, se Irani është duke përmbushur marrëveshjen dhe disa kritere të tjera subjective, që përderisa lidhen me marrëveshjen bërthamore, janë në të vërtetë më të gjera, se sa që regjimi iranian është angazhuar sipas marrëveshjes.

Ky është afati kohor për të cilin ekspertët janë shqetësuar. Faktet dëshmojnë, se Trumpi do të refuzojë të lëshojë një çertifikatë të pajtueshmërisë dhe fillimin e një faze të re në lidhje me regjimin iranian.

Tom Ridge, Sekretari i parë i Sigurisë së Brendshme dhe Guvernator i Pensilvanisë, në artikullin e tij botuar në ‘Newsweek’ më 7 tetor 2017, profesionalisht shikon përtej trendit të deritanishëm të ngjarjeve dhe thekson disa elementë seriozë dhe real të cilat janë shumë të rëndësishëm për t’u marrë në konsideratë gjatë përcaktimit të politikës së Iranit.