Mesazhi i Maryam Rajavit për demonstrimin e Iranianëve në Stokholm

347

Qeveritë evropiane duhet të kushtëzojnë marrëdhëniet e tyre me regjimin iranian për ndalimin e torturave dhe ekzekutimeve

Presidentja e zgjedhur e rezistencës iraniane, Maryam Rajavi i dërgoi një mesazh demonstrimeve të iranianëve dhe mbështetësve të Rezistencës iraniane në Stokholm, mbajtur në mbështetje të lëvizjes për drejtësi për të burgosurit politikë të masakruar në vitin 1988.

Ajo tha, “Lëvizja për kërkimin e drejtësisë lidhet drejtpërdrejt me shkeljet e të drejtave të njeriut që po ndodhin sot në Iran “.

Demonstrata u mbajt më 6 tetor, me pjesëmarrjen e qindra iranianëve që banojnë në Suedi dhe një numër personalitetesh politike.

Maryam Rajavi iu drejtua demonstruesve: “Masakra e 30,000 të burgosurve politikë në vitin 1988 nuk është diçka që historia do ta harronte. Ky krim është çështje dite sot. Çështja e shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Iran. Ajo ka të bëjë me të rinjtë që janë verbuar këtë vit nga mullahët dhe ata, të cilëve u janë prerë duart e tyre. Ata të rinj dhe gra, që janë privuar nga liritë më themelore. Ajo ka të bëjë me ekzekutimet e përditshme, që kryhen në të gjithë vendin dhe mijërat që janë në rreshtin e vdekjes. Ajo lidhet me të burgosurit politikë, të cilët vazhdimisht torturohen dhe privohen nga të drejtat e tyre themelore ”.