Pse Irani u përpoq të më vriste – dhe si  mbijetova

422

E martë, 14 shkurt 2017

 

Ky artikull nga z Hossein Abedini, një parlamentar iranian në mërgim, dhe anëtar i Komitetit për Punët e Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, doli në Forbes më 13 shkurt 2017.

Jam një anëtar i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, koalicioni i lëvizjeve të opozitës iraniane, me Organizatën Popullore Mojahedin të Iranit, lëvizja kryesore opozitare iraniane në thelbin e saj.

(Organizata Popullore e Mojahedinëve  e njohur edhe si MEK, që do të thotë Mojahedin-e-Khalq.) Unë vetë jam një dëshmi e gjallë e veprimeve të ulta të regjimit klerikal përtej kufijve të tij, sepse unë gati u vrava nga njëri prej tyre.

Në pasditen e  14 marsit të vitit 1990, isha ulur pranë shoferit që po më çonte në aeroportin e Stambollit. Ndërkohë që po flisnim për gjendjen në Iran, një makinë papritmas na bllokoi rrugën. Disa sekonda më vonë një tjetër makinë na bllokoi nga pas.

Në çast, dy burra të çuditshëm dolën nga makina e parë me armë automatike. Mora vendim në një fraksion sekonde. Hapa derën e makinës dhe u sula drejt tyre duke mbajtur në dorë vetëm një valixhe të vogël. Një nga burrat qëlloi nëntë plumba; arma e burrit tjetër u bllokua. U plagosa rëndë. Sulmuesit ikën. Lufta ime katër mujore për mbijetesë sapo kishte filluar.

Më çuan shpejt në spitalin ndërkombëtar të Stambollit aty pranë. Qeshë në gjendje kome të thellë për më shumë se 40 ditë, dhe pa ndjenja për tre muaj.

Pas sulmit iu nënshtrova 14 operacioneve të rënda, mora 154 pinta gjaku, dhe humba 80 për qind të mëlçisë. Në një prej operacioneve, mjekët i kërkuan leje për operacion kolegëve të mi, duke i njoftuar se shanset për mbijetesë ishin një në njëqind.

Disa ditë më vonë, televizioni shtetëror në Teheran njoftoi se Mohammad Mohaddessin, kryetari i komitetit të punëve të jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, ishte plagosur rëndë në një sulm në Stamboll dhe kishte vdekur. U bë e qartë se ai ishte objektivi i fundit i atij operacioni.

Megjithatë, Teherani disa herë u përpoq të më hiqte qafe, ndërkohë që po kurohesha në spital. Në një rast, policia mbylli spitalin për shkak se Presidenti turk po vizitonte nënën e tij të sëmurë. Tek bënë këtë, zbuluan agjentë iranianë të maskuar si policë turq dhe zmbrapsën komplotin e tyre. Në një rast tjetër, vrasësit pretenduan se ishin miq që vinin për të më vizituar, por u tremben nga ardhja e vizitorëve reale.

Rreth të njëjtës kohë, pati shumë të tjerë që nuk patën aq fat. Aktivisti i njohur i të drejtave të njeriut Kazem Rajavi u qëllua për vdekje në Gjenevë në vitin 1990, dhe disa aktivistë kurdë u vranë në dy vitet që pasuan. Për më tepër, Irani la gjurmët e tij në sulmet kryesore terroriste, duke përfshirë bombardimin e kullave Khobar në Arabinë Saudite, ku u vranë ushtarakë amerikanë, si dhe në bombardimin e Shoqatës Argentino-Izraelite në Buenos Aires.

Ka shumë diversitet në mesin e njerëzve që kanë qenë viktima të terrorit të shfrenuar të Teheranit. Por asnjë nuk kanë vuajtur më shumë se kolegët e mi aktivistë të MEK-ut. Dy vjet para atentatit  kundër meje, rreth 30.000 të burgosur politikë u vranë brenda një vere të vetme, si pjesë e një përpjekjeje nga ana e lidershipit iranian për të shkatërruar plotësisht MEK-un.